Një 50-vjeçar ka humbur jetën pasi ka rënë aksidentalisht nga tarraca e katit të 5-të.
Raportohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:50 të mbrëmjes së djeshme në rrugën “Jordan Misja”.
50-vjeçari u dërgua në spital, por humbi jetën si pasojë e plagëve të marra.
“Më datë 12.08.2024, rreth orës 22:50, në rrugën “Jordan Misja”, aksidentalisht ka rënë nga tarraca e katit të 5-të, shtetasi K. Th., 50 vjeç, i cili si pasojë e dëmtimeve të marra ka ndërruar jetë më pas në spital.
Materialet i kaluan Prokurorisë”, njoftoi policia.