Efektivi i Forcave ‘Shqiponja’ përplas me motor të moshuarin

Një aksident rrugor me një person të plagosur ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në kryeqytet, ku një efektiv i Forcave “Shqiponja” ka përplasur me motor një të moshuar. Aksidenti ka ndodhur rreth orës 22:00, në Bulevardin “Gjergj Fishta”, ku Elidon Buçpapaj, punonjës policie i Repartit “Shqiponja”, duke drejtuar motorin me targë AB157, ka aksidentuar një këmbësor, 65 vjeç, bëjnë me dije burime nga Policia e Tiranës.
I plagosuri u dërgua në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Policia tha se, po punohet për rrethanat dhe shkaqet e aksidentit, shtojnë të njëjtat burime.
Çdo ditë një viktimë nga aksidentet. Një grua 45-vjeçare është përplasur për vdekje nga një automjet. Aksidenti ka ndodhur të martën rreth orës 17:30, në autostradën Tiranë-Durrës, përballë një qendre tregtare. Policia e Tiranës thotë se, automjeti tip “Volkswagen”, i drejtuar nga 26-vjeçari A. F. goditi gruan me inicialet N.L. 45-vjeçarja është dërguar në spital për të marrë ndihmën mjekësore. Pas 2 ore e shtruar në spital, fatkeqësisht gruaja ka humbur jetën, si pasojë e plagëve të marra. Drejtuesi i automjetit është shoqëruar, ndërsa policia ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve.

Artikulli paraprakProkuroria kërkon 4 vite e 6 muaj burg për Shukriun
Artikulli tjetërDr.Liri Berisha dhe Rudina Magjistari apelojnë për vëmendje ndaj të moshuarave