Real Madridi është i shqetësuar dhe nuk është çudi, pasi paratë e naftës vijnë direkt në Bernabeu me idenë për të marrë Vinicius.
Sipas informacioneve të fundit, një fond investimi saudit po përgatit një mega ofertë për yllin brazilian, i cili do të bëhej futbollisti më i paguar në planetin Tokë.
Edhe pse nuk dihet skuadra e interesuar, oferta që pritet të paraqitet do të trondisë lojtarin dhe klubin Chamartin.
Fillimisht, do të kalonte 222 milionë euro që PSG pagoi për Neymar dhe flitet për 350 milionë deri në 400 milionë euro.
Real Madrid refuzon shitjen e Vinicius, por fjalën e fundit do ta ketë sulmuesi.