Humbi jetën pas aksidentit tragjik/ Prindërit vendosin të dhurojnë organet e mesfushorit shqiptar

Lorenzo Çela ka ndërruar jetë ditën e djeshme në një spital në Breshia, Itali, ku ndodhej i shtruar që prej pasdites të së dielës.

I riu me origjinë shqiptare, u dërgua në spital në gjendje kritike për jetën pasi makina me të cilën udhëtonte së bashku me të dashurën dhe nënën e saj u përfshi në aksident.

Sakaq, prindërit e tij, Alket dhe Fabienne, kanë vendosur që të dhurojnë organet e djalit të tyre.

Lajmi është bërë i ditur nga klubi italian Calcio Desenzano. Përmes një postimi në rrjetet sociale shkruajnë se ai ishte një mesfushor i talentuar dhe ngushëllojnë familjen e tij.

Artikulli paraprakZelensky apel Britanisë: Na lejoni t’i përdorim raketat me rreze të gjatë veprimi brenda Rusisë që të rrëzojmë nga pushteti Putinin
Artikulli tjetërZjarr në tokat bujqësore në Dimal, flakët rrezikojnë të djegin serrat e zonës