Gjergji Nika: Bashkia Vlorë pengon investitorin për privatizimin e Flamurtarit

Në një postim në profilin e tij në rrjetin social facebook, kreu i PD – Demokratët Euroatlantikë, dega Vlorë, Gjergji Nika, shprehet se Bashkia Vlorë po pengon investitorin privat Idrizi në procesin e privatizimit të Flamurtarit.

Nika shprehet se “një vit më parë Këshilli Bashkiak me propozim të Grupit te Partisë Socialiste ka vendosur të shtyjë edhe me një vit privatizimin e Klubit të futbollit Flamurtari, me kushtin taksativ qe brenda ketij viti të zhvillohej ankandi i privatizimit”.

Më poshtë postimi i plotë i Gjergji Nikës:

Bashkia Vlorë pengon Sinan Idrizin në procesin e privatizmit të KS Flamurtari.

Një vit më parë Këshilli Bashkiak me propozim të Grupit te Partisë Socialiste ka vendosur të shtyjë edhe me një vit privatizimin e Klubit të futbollit Flamurtari, me kushtin taksativ qe brenda ketij viti të zhvillohej ankandi i privatizimit.

Ndërkohë që administratori Sinan Idrizi ka investuar miliona lekë në merkaton e verës, duke afruar shumë lojtarë, prej 31 korrikut 2024 nuk ka kontratë me Bashkinë e Vlorës, edhe pse vetë administratori ka bërë kërkesë më datë 22 Korrik 2024 për rinovimin e kontratës.

Sipas informacioneve zyrtare këshillltarët e majtë pasi u hallakatën që kush duhet ta firmoste projek-vendimin e rradhës, edhe pse e drejta për ta propozuar u ka humbur (në këtë projekt-vendim ka edhe konflikt interesi, pasi një këshilltarë firmos dhe propozon veten e tij).

Gjithashtu, një propozim i tillë është bërë vitin e shkuar, dhe ata duan që ta shtyjnë me një vit tjetër kontratën e administrimit, me qëllim që Bashkia Vlorë të bëjë privatizimin e klubit, ndërkohë që duhet ta kishin privatizuar që në 10 shtator 2021, sipas ligjit dhe afateve të miratuara.

Ndërkohë, në mbledhjen e radhës vjen privatizimi i FK Orikumit.

Pse me dy standarte, kur vjet u la detyrë të kryhej privatizimi?

Pavarësisht se jam PRO privatizimit, pse të mos shtyhet edhe me dy vjet, siç kërkon Idrizi, kontrata e administrimit të klubit, pasi një vit është një kohë shumë e shkurtër për realizimin e projekteve që ka anonçuar prej kohësh Idrizi?

Duke mos e privatizuar klubin, edhe e ardhmja e KS Flamurtari ngelet në pikëpyetje, pasi rrezikohet regjistrimi për sezonin sportiv 2024- 2025.

Por, a është normale kjo?

A e meriton Flamurtari një qëndrim të tillë nga Bashkia Vlorë?

A e meriton këtë trajtim nga Bashkia administratori i klubit Sinan Idrizi, i cili në këto 11 vite që ka në administrim klubin e futbollit ka investuar për Flamurtarin dhe qytetin mbi 10 milionë euro?

Përse qyteti, klubi, sportdashësit duhet të vuajnë neglizhencën dhe gabimet e Bashkisë, e cila me vonesën në moskryerjen e privatizimit të klubit bëhet pengesë edhe për investimet tek akademia dhe fushat sportive te Pylli i Sodës?

Dhe së fundmi. Në dijeninë time, Sinan Idrizi në 10 vitet e fundit nuk ka marrë asnjë lek nga Bashkia Vlorë për KS Flamurtari, nuk ka marrë fonde publike, vetëm ka shpenzuar.

Po tu kërkosh këshilltarëve të majtë të këndojnë hymnin e Flamurtarit, përveç Z. Kushta dhe Z. Dede nuk besoj se e di ndonjëri prej tyre!

Për të bërë vepra të mira në favor të komunitetit duhet vullnet, dëshirë dhe profesionalizëm. Dembelët janë produkt i shekullit të kaluar.

Artikulli paraprakGjyqtarja Idush Maliqi u dorëhoq afro tre vjet e gjysmë pasi KPK filloi vetingun e saj
Artikulli tjetërSi e humbi qeveria brenda vitit dekoratën “10 milionë turistë”