“Informacioni për krimet e diktaturës në kurikulat e arsimit”, Basha: Një angazhim tjetër do jetë edhe gjetja e eshtrave të të zhdukurve të komunizmit

Duke folur në podcastin e radhës me përfaqësues të të ish-të përndjekurve politikë, kreu u Demokratëve Euroatlantikë, Lulzim Basha u shpreh se një iniciativë do jetë dhe futja në kurikulat arsimore të informacioneve që kanë lidhje me krimet e diktaturës.

Ai gjithashtu është shprehur se një aspekt që ka dhe një dimension tjetër përveç kujtesës dhe mësimit, është pjesa e pazgjidhur e të zhdukurve. Basha tha se për këtë angazhimi do të jetë shtetëror përmes arkivave të këtyre institucioneve famëkeqe si dhe në ato vende që dihen përmes metodave të avancuara ky proces do të shkojë përpara.

Ai gjithashtu tregoi se kur ishte ministër i Brendshëm ngriti një grup pune të veçantë që nisi punë për gjetjen dhe rivarosjen e eshtrave të personave të zhdukur në kohën e komunizmit, por që fondet e qeverisë së atëhershme për këtë iniciativë nuk vazhduan gjatë.

Pjesë nga fjala e Bashës:

Po kthehem dhe njehërë që kësaj t’i kundërvihemi duhet me detyrim dhe me financim nga shteti fëmijët e shqiptarëve nga arsimi parauniversitar, e deri në përfundim të universitetit të kenë mundësinë të vizitojnë këto vende të vuajtjes, të kenë mundësi përmes kurikulave të arsimit parauniversitar të mësojnë datat e rëndësishme, figurat e rëndësishme të rezistancës dhe terrorit ndaj tyre dhe familjeve të tyre dhe të kenë të dhënat e pakomprementueshme sepse këto janë të dhëna të cilat nuk mund të diskutohen. Dihet numri i të përndjekurve, dihet numri i të burgosurve, dihet numri i të internuarve, dihet numri i të pushkatuarve me gjyq pa gjyq, i të torturuarve. Këto duhet të vihen në dispozicion të kurikulave në akademi. Pastaj vijmë tek një pjesë që ka dhe një dimension tjetër përveç kujtesës dhe mësimit, që është pjesa e pazgjidhur e të zhdukurve. Edhe për këtë sigurisht angazhimi do të jetë shtetëror përmes arkivave të këtyre institucioneve famëkeqe dhe përmes angazhimit publik të shtetit në ato vende që dihen, një pjesë e vendeve dihen dhe përmes metodave të avancuara kjo do të shkojë përpara. Si Ministër i Brendshëm ngrita një grup pune të veçantë që nisi punë për këtë. Kërkova që në buxhetin pasardhës në buxhetin e dytë apo të tretë të caktoheshin zëra për gjetjen dhe rivarosjen e eshtrave të personave të zhdukur në kohën e komunizmit. Për fat të keq pas dy viteve zbriti prap në harresë dhe nuk pati një përpjekje institucionale për t’i dhënë fund këtij problemi të tmershëm.

Artikulli paraprak“T’i japim fund komplotit ndaj ish-të përndjekurve”, Basha: Programi i PD parashikon fondin e kujtesës që do të ruaj vendet dhe dëshmitë e vuajtjeve të komunizmit që shoqëria të largohet nga kulti i idividit
Artikulli tjetër“Hapja e dosjeve angazhim i paekuivok”, Basha: Statusi i të përndjekurit politikë do të ketë vlerën e statusit të ish-ushtarakut në Republikën e Shqipërisë