“Hapja e dosjeve angazhim i paekuivok”, Basha: Statusi i të përndjekurit politikë do të ketë vlerën e statusit të ish-ushtarakut në Republikën e Shqipërisë

“Hapja e dosjeve angazhim i paekuivok”, Basha: Statusi i të përndjekurit politikë do të ketë vlerën e statusit të ish-ushtarakut në Republikën e Shqipërisë

Hapja e dosjeve të sigurimit të shtetit është një qëndrim i paekuivok i kreut të Demokratëve Euroatlantikë Lulzim Basha. Në podcastin e radhës ku të pranishëm ishin edhe përfaqësues të ish-të përndjekurve politikë, Basha tha se nuk mundet që një deputet, një politikan, një drejtues i lartë institucionesh apo një person mediatik, qoftë pronar, bashkëpronar apo analist mediash të mbahet nën presion nga dikush që ka dosjen apo kopje të dosjes në vitin 2024 apo 2025.

Ai gjithashtu përsëriti se me fondin i kujtesës, hapjen e dosjeve të sigurimit të shtetit dhe dëmshpërblimi që është angazhimi i demokratëve euroatlantikë përmes statusin e të përndjekurit politik me vlerë të barasvlefshme me statusin e ish ushtarakut, janë angazhimet programore jo për të kërkuar mirënjohje, por t’i ofrojmë me një ndjesë të thellë dhe me kokën ulur që pas 34 vitesh akoma diskutohet për këto gjëra.

Pjesë nga fjala e Bashës:

Hapi i dytë është një qëndrim i paekuivok i dosjeve të sigurimit të shtetit që do të thotë transparencë totale. Sigurisht jo për hakmarrjen, por për të çliruar dhe ata që sot e kësaj dite janë peng i këtyre dosjeve dhe mbahen peng nga këto dosje. Në rastin më të mirë ngë vetëdija e tyre, në rastin më të keq nga ata që kanë akses në këto dosje apo kopje të atyre dosjeve që siç e dimë fare mirë, se ka indivit që prej kohësh përfliten se kanë kopje të këtyre dosjeve që me anë të të cilave i shantazhojnë. Dhe një deputet, apo një politikan, apo një drejtues i lartë institucionesh apo një person mediatik, qoftë pronar, bashkëpronar apo analist mediash të mbahet nën presion nga dikush që ka dosjen apo kopje të dosjes në vitin 2024 apo 2025, kjo është e papranueshme, ky është shantazhi më i tmerrshëm që i bëhet një shoqërie pas asaj që ka hequr deri në vitin 1990. Pra, fondi i kujtesës, hapja e dosjeve të sigurimit të shtetit, transparencën totale për dosjen e sigurimit të shtetit dhe e treta që është borxhi i pashlyer moral i shoqrisë që është dy herë më i lartë, si borxh rëndon mbi ne, mbi demokratët, mbi demokratët euroatlantikë. Sepse ne duhej t’ikishim dhënë fund kësaj. Nuk i dhamë fund, në fakt i dhamë mundësinë kundërshatrit tonë politik dhe pasardhësit të partisë së persekucionit që të paguante më shumë këste sesa Partia Demokratike. Kjo është totalisht e papranueshme, por kjo paketë duhet të jetë e rishikuar. Në çfarë aspektesh? Së pari dëmshpërblimi duhet rishikuar për të qenë koherent. Smund të marrin më shumë dëmshpërblim persekutorët apo ish- persekutorët, apo anëtarët e byrosë politike dhe të marin më pak të përndjekurit politik. Duhet të përfshij të gjitha shtresat sepse ka shtresa të cilat nuk përfitojnë edhe sot e kësaj dite. Dhe e treta dhe më e rëndësishmja në këtë aspekt, në aspektin e dëmshpërblimit që është angazhimi ynë për statusin e të përndjekurit politik me vlerë të barasvlefshme me statusin e ish ushtarakut në Republikën e Shqipërisë. Këto janë angazhimet tona programore për të cilat jo vetëm që nuk presim mirënjohje, por i ofrojmë me një ndjesi të thellë ndjese dhe me kokën ulur pas 34 vitesh që jemi rreth kësaj tavoline duke folur akoma për këto gjëra. Por kjo paska qenë fatura që duhet të paguanim për bashkëjetesën me bashkëfajtorët. Kjo bashkëjetesë me bashkëfajtorët ka marrë fund. Divorci është politik, por është dhe moral me ta dhe bashkëfajtorët janë bashkë, siç e shikojmë në çdo aspekt, edhe bashkëvuajtësit janë bashkë. Por nuk jemi të gjithë bashkëfajtor, sigurisht nuk janë të gjithë bashkëvuajtës. Por ata që kanë vuajtur tmerret e diktaturrës së komunizmit meritojnë dhe duhet të kenë për veten e tyre, për familjet e tyre dhe për hir të shoqërisë dhe të nesërmes, brezave të nesërm fondin e kujtesës, transparencën e plotë të dosjeve të sigurimit të shtetit, statusin e të përndjekurit politik. Këto janë angazhimet tona programore, për të cilat dhe me të cilat do të kërkojmë që aleancës tonë politike edhe në zgjedhjet e ardhshme, për herë të fundit do ta kërkojmë këtë me kokën lartë për atë që do të bëjmë, por me kokën ulur për atë që se kemi bërë.

Artikulli paraprak“Informacioni për krimet e diktaturës në kurikulat e arsimit”, Basha: Një angazhim tjetër do jetë edhe gjetja e eshtrave të të zhdukurve të komunizmit
Artikulli tjetërÇfarë e shkakton mbajtjen e ujit në trup dhe si mund të nxirret në mënyrë natyrale