Armando Dobra vazhdon të shkëlqejë me fanellën e Çesterfilld në futbollin anglez. Ish-sulmuesi i përfaqësueses Shpresa, sot ka gjetur rrugën e rrjetës për ndeshjen e tretë radhazi mes kampionatit dhe Kupës, duke konfirmuar se është në formë të shkëlqyer.
Në ndeshjen ndaj Krhu në transfertë, Dobra ishte ai i cili vulosi suksesin 5-0 me golin e tij në fillimin e pjesës së dytë, AI shmangu një mbrojtës në të majtën dhe me një goditje me të jashtmen mposhti edhe portierin kundërshtar për të vulosur fatin e këtij takimi.
Dobra vazhdon të luajë me Çesterfilld në kategorinë e katërt angleze ndonëse ofertat për të në kategoritë më lart nuk kanë munguar. Ai ka qenë vazhdimisht në diskutime me ekipe të League One apo Championship, por deri tani asnjë nga marrëveshjet nuk është finalizuar.
SHIH VIDEON