Mediat turke e bënë fakt të kryer transferimin e Manajt, reagon klubi i Sivaspor: Na besoni vetëm ne

“Rei Manaj i bashkohet Trabzonsporit”. Ky ishte lajmi që u përhap dje gjerësisht në mediat turke, pikërisht në ditën kur skuadra e Manajt përballej në kampionat në Turqi.

Një lajm që ka shqetësuar jo pak klubin e Sivaspor, i cili për herë të parë ka dalë publikisht me një komunikatë për shtyp për të sqaruar situatën e sulmuesit shqiptar i cili luajti dje në ndeshjen e fituar 2-1 nga ekipi i tij ndaj Kajzerispor.

“Për arsye të lajmeve të rreme që janë publikuar në media dhe në rrjetet sociale në lidhje me transferimin e lojtarit tonë Rei Manaj, është bërë e nevojshëm që të informojmë komunitetin tonë dhe publikun.

Nuk ka pasur asnjë ofertë transferimi zyrtare nga ndonjë klub për Rei Manajn.

Ne u kërkojmë fansave tanë dhe komunitetit të sportit të besojnë vetëm deklaratat që bëhen nëpërmjet kanaleve zyrtare”, shkruhej në komunikatën e klubit që mundohej të qetësonte tifozët që kërkonin informacione rreth këtij transferimi të sulmuesit.

Artikulli paraprakA i shkrini “depozitat e yndyrës” gjatë marrjes së rrezeve në diell? Përgjigjja mund t’ju habisë
Artikulli tjetër“Do përdoren armë bërthamore”- Paralajmërimi tronditës i mikut të Putinit: Do të nisë Lufta e Tretë Botërore nëse NATO dërgon trupa në Ukrainë