Personi që shihni në foto është punonjësi i policisë, Erion Goxharaj, i cili plagosi me armë zjarri për motive të dobëta 45-vjeçarin Lorenc Kosta, në zonë e Komunës së Parisit mesditën e kësaj të hëne.
Burime bëjnë me dije se shkak pse efektivi Goxharaj plagosi me armë zjarri 45-vjeçarin Lorenc Kosta, dyshohet se është bërë një vajzë.
Thuhet se Goxharaj ka qëlluar në këmbë dhe kofshë me armë 45-vjeçarin, pasi dyshohet se ky i fundit i ka ngacmuar parnteren.
Sakaq, Lorenc Kosta mësohet se është dërguar te Spitali i Traumës për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore, ndërsa dhe gjendja e tij paraqitet stabël.
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 19.08.2024, rreth orës 14:07, në afërsi të një marketi te rrethrrotullimi i Komunës së Parisit, dyshohet se për motive të dobëta, shtetasi E. G., (punonjës Policie) ka plagosur me armë zjarri shtetasin L. K., 45 vjeç, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë po punon për kapjen e autorit të dyshuar dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.