Vjosa Osmani flet me komandantin e KFOR-it për Urën e Ibrit: Suksesi arrihet me aleatët

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur në takim të hënën komandantin e KFOR-it, Oezkan Ulutash. Sipas një njoftimit të Zyrës së Presidencës në takim është diskutuar për zhvillimet e fundit në fushën e sigurisë, përfshirë çështjen e hapjes së Urës së Ibrit.

 

Sipas njoftimit Osmani në takim ka përsëritur qëndrimin e saj se çështja e hapjes së urës nuk duhet të bëhet temë e dialogut me Serbinë.

“Presidentja ka ritheksuar se hapja e urës si akt normalizimi e integrimi është në interes të të gjithë qytetarëve, pa dallim etnie. Në këtë drejtim, presidentja Osmani ka cekur rëndësinë e konsultimit dhe koordinimit në mes të institucioneve tona dhe partnerëve tanë të sigurisë, veçanërisht me NATO-n, në mënyrë që të ndërtohet plani i përbashkët i zbatimit për hapjen e urës për çdo qarkullim, që ka parasysh vlerësimet e sigurisë dhe interesat e qytetarëve tanë”, thuhet në njoftim.

Për takimin Osmani ka shkruar edhe në Facebook, duke hënë se hapja e urës është në interes të të gjithë qytetarëve.

“Hapja e urës si akt normalizimi e integrimi është në interes të të gjithë qytetarëve, pa dallim etnie. Suksesi afatgjatë e i qëndrueshëm arrihet gjithnjë bashkë me aleatë”, ka shkruar Osmani.

Artikulli paraprakPolitizimi ekstrem i policisë së shtetit, vret dy herë!
Artikulli tjetër“Shkroi në thasë çimentoje”, si e përktheu Gjon Shllaku në qeli “Iliadën” e Homerit, u dënua me 101 vite burg! Akuza për grupin “Bashkimi shqiptar”