Pas sulmit në Berlin, gjërat po zhvillohen shumë shpejt: Qeveria gjermane vendosi që të aplikohen masa të reja sigurie, me të cilat do të mund të evitoheshin sulmet e mëparshme terroriste. Qeveria federale ka vendosur dje që të forcohen masat e sigurisë dhe të zgjerohet mbikëqyrja me kamera. Paketa e miratuar e sigurisë, e propozuar nga ministri i Brendshëm, Thomas de Maiziere (CDU), parashion mbikëqyrjen e vendeve publike, stadiumeve, qendrave të mëdha tregtare e tjerë. Ndërkohë që ligji për mbrojtjen e të dhënave do të ndryshojë, sepse siguria vlerësohet si një prej elementeve më të rëndësishme në një shoqëri. Edhe mbikëqyrja “inteligjente”, me të cilën për shembull njihen menjëherë fytyrat e personave, do të përhapet. Janë parashikuar edhe mundësi që policët të kenë të ashtuquajtura Bodycams, me të cilat regjistrohen targat e makinave.
Vendimi nuk ka të bëjë vetëm me sulmin e fundit në Berlin, por parashikon pikërisht evitimin e sulmeve të këtilla, ku janë vrarë të paktën 12 dhe janë plagosur dhjetëra persona të tjerë. De Maiziere ka propozuar këto masa shtesë menjëherë pas sulmeve në Ansbach, në korrik 2016. Por disa parti politike kanë kundërshtuar ato. Lidhur me masat më të reja thuhet se ato do të shqyrtohen me vëmendje.