Aksident i rëndë në aksin Elbasan – Librazhd, përfundojnë në spital katër anëtarët e një familjeje

Një aksident i rëndë është regjistruar mesditën e sotme (22 gusht) në aksin Elbasan – Librazhd.

 

Një automjet me targa të Maqedonisë së Veriut, në rrethana ende të paqarta është përplasur me një automjet tjetër.

Si pasojë e këtij aksidenti, kanë përfunduar në spital katër anëtarët e familjes, drejtuesi i mjetit me targa të Shkupit, bashkëshortja e tij dhe dy fëmijët.

Po ashtu automjetet kanë pësuar dëme të konsiderueshme materiale.

Të lënduarit janë transportuar me urgjencë për trajtim mjekësor në repartin e kirurgjisë në Spitalin Rajonal të Elbasanit dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Artikulli paraprakÇfarë ka ndodhur në Ballkan këto muaj që ka tërhequr vëmendjen e CIA-s amerikane, ndërsa shefi i kësaj agjencie Uilliam Bërns ishte së fundmi në Sarajevë të Bosnje Hercegovinës dhe Beograd
Artikulli tjetërDonald Trump mban tubimin e parë jashtë që pas atentatit, mbrohet me xham antiplumb