Studimi/ Ekspërtët e alarmuar: Vdekjet nga i nxehti në Evropë mund të trefishohen deri në fund të shekullit

Vdekjet nga i nxehti në Evropë mund të trefishohen deri në fund të shekullit, thotë një studim i fundit.

 

I ftohti vret më shumë njerëz në Evropë sesa i nxehti, dhe disa thonë se ndryshimet klimatike do të reduktojnë ato vdekje.

Por një studim i publikuar në revistën “Lancet Public Health”, ka gjetur se numri i vdekjeve mund të rritet sidomos te njerëzit e moshuar dhe më të cenueshëm ndaj temperaturave të rrezikshme.

Nëse bota arrin temperaturën katastrofike prej 3 ose 4 Celsius, studiuesit kanë thënë se rritja e numrit të vdekjeve nga i nxehti do ta tejkalojë atë nga i ftohti.

Studiuesit kanë theksuar se rezultatet sugjerojnë se ndryshimet klimatike mund të paraqesin “sfida të paprecedentë” për sistemet publike shëndetësore, veçanërisht gjatë valëve të të nxehtit, raportoi The Guardian.

Artikulli paraprakInceneratori i Tiranës fundos financiarisht edhe Durrësin
Artikulli tjetërDonald Trump habit me deklaratën: Nëse Kamala Harris fiton, Lufta e Tretë Botërore është praktikisht e garantuar