Pas xhamit antiplumb, Donald Trump nisi një sulm të ashpër ndaj rivales së tij, Kamala Harris.
Manjati republikan, kandidat për t’u rizgjedhur në Shtëpinë e Bardhë, i cili zgjodhi të mbajë një fjalim në shtetin kyç të Karolinës së Veriut, argumentoi edhe një herë se zëvendëspresidentja demokrate i përket “të majtës radikale”, duke thënë se miliona vende pune do të shkatërrohen “menjëherë” në rast të fitores së saj.
Ai bëri edhe një deklaratë të papritur, duke thënë se nëse Kamala Harris fiton në nëntor, praktikisht Lufta e Tretë Botërore është e garantuar.
“Në të gjithë botën, kundërshtarët tanë e dinin se nuk mund ta merrnin Amerikën si të mirëqenë kur unë isha kreu i forcave të armatosura”, vazhdoi Trump. Por “nëse shoqja Kamala fiton në nëntor, është praktikisht e sigurt se Lufta e Tretë Botërore do të ndodhë,” shtoi ai.