Dita e Kujtesës së Viktimave të Sistemeve Totalitare/ Paralajmërim për të gjithë ata që keqpërdorin vullnetin e popullit në përpjekje për të rivendosur autoritarizmin

Nga Taulanda Jupi

Sot duhet të jemi të ndërgjegjshëm për kërcënimet me të cilat përballet demokracia në Shqipëri, kur një grusht njerëzish( pa dallim ngjyre apo bindjesh politike,) ka marrë në dorë gjithçka, kur oligarkët dhe kriminelët bëhen aleatët e politikës, dhe kur liritë e fituara me mund dhe sakrificë shuhen pak nga pak dhe ardhmja e është në rrezik.

Projekti ogurzi i rikthimit të pushtetit absolut, ku vendimet merren në kuluare të mbyllura dhe ku interesat e pakicës shtypin vullnetin e shumicës, është një rrezik real që nuk mund të injorohet. Ata që përpiqen të kontrollojnë gjithçka në vend, të minojnë demokracinë, të shkatërrojnë ekonominë dhe të zhveshin vendin nga populli i tij, janë duke luajtur me zjarrin e historisë dhe të drejtësisë.

Ky projekt i errët nuk është vetëm një kërcënim për të tashmen, por edhe për të ardhmen e brezave që do të vijnë. Nuk është vetëm një betejë për pushtet; është një luftë për shpirtin e kombit, për liritë e çdo qytetari, dhe për të drejtën e tyre për të jetuar në një vend të lirë dhe demokratik.

Por qytetarët shqiptarë kanë treguar gjatë historisë se nuk do të dorëzohen lehtësisht. Ata që mendojnë se mund të kthejnë pas orën e historisë dhe të rikthejnë epokën e errët të shtypjes dhe kontrollit të plotë, do të përballen me një përgjigje të vendosur dhe të ashpër nga populli. Liria, demokracia dhe drejtësia janë themelet mbi të cilat ndërtohet një komb i qëndrueshëm dhe i begatë, dhe çdo përpjekje për t’i minuar këto parime do të dështojë.

Në këtë betejë për shpëtimin e vlerave tona dhe të ardhmen tonë, çdo shqiptar është i thirrur të ngrihet dhe të mbrojë të drejtat e tij. Kjo është koha për të treguar se Shqipëria i përket popullit të saj dhe se e ardhmja jonë është në duart tona.

Transparenca dhe një raport i drejtë me të vërtetën për ndërgjegjësimin kombëtar mbi krimet e regjimit komunist, veçanërisht të të rinjve, përmes edukimit në të gjitha nivelet e sistemit arsimor, duhet të ketë në thelb nevojën e një reflektimi të thellë social duke filluar me përfshirjen në programet e edukimit e seksioneve të dedikuara për memorien dhe historinë në lidhje me faktet dhe të vërtetat mbi dhunën dhe terrorin gjatë periudhës së dikaturës në Shqipëri.

WhatsApp Image 2024 08 23 at 10.53.31 2 WhatsApp Image 2024 08 23 at 10.53.30 1 WhatsApp Image 2024 08 23 at 10.53.30 WhatsApp Image 2024 08 23 at 10.53.31 1 WhatsApp Image 2024 08 23 at 10.53.31

Artikulli paraprakMesazhet që na vijnë nga përtej Atlantikut!
Artikulli tjetërAksident, adoleshenti përplas me motomjet 6-vjeçaren