Do vriste Nuredin Dumanin për llogari të vëllezërve Çopja, GJKKO lë në burg Arben Lamçen

Gjykata e Posaçme (GJKKO) ka lënë në fuqi masën e “arrestit në burg” për Arben Lamçja, i ekstraduar nga Kosova me 23 gusht.

Lamçja, ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar dhe sipas SPAK është vrasës me pagesë i hetuar në dosjen “Plumbi i artë”, i njohur si një nga ushtarët e besuar të vëllezërve Franc e Hajdar Çopja në Elbasan.

Sipas pas SPAK gjatë periudhës tetor-nëntor të vitit 2020, 50-vjeçari ka siguruar kushtet për të kryer vrasjen e Nuredin Dumanit për llogari te vellezerve Çopja.

Lamçja është personi që administronte edhe një pjesë të shumave monetare që vëllezërit Çopja siguronin nga aktiviteti kriminal dhe më pas këto para i investonte.

50-vjeçari u arrestua më 4 gusht në Kosovë për llogari të një vendimi të Gjykatës së Posaçme, që caktoi ndaj tij masën e sigurisë arrest në burg ne mungesë.

Artikulli paraprakNdërron jetë në QSUT Fotaq Zaharia, “i forti i Vlorës” ishte dënuar me 25 vite burgim për vrasje
Artikulli tjetërAnaliza/ India, Katari, Turqia? Kush mund të ndërmjetësojë në Ukrainë