“Janë përdorur më shumë se 100 raketa dhe dronë”- Sulmet ruse në Ukrainë, Zelensky thirrje aleatëve perëndimor: Keni fuqinë të na ndihmoni

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka reaguar pas breshërisë së sulmeve ruse mëngjesin e sotëm në Ukrainë, duke shkaktuar dhjetëra viuktima.

 

Zelensky thotë se janë përdorur më shumë se 100 raketa dhe rreth 100 dronë kundër Ukrainës nga pala ruse

Ai thotë se objektivi kryesor ishte infrastruktura civile në shumicën e rajoneve të Ukrainës, duke përmendur sulmet në Kharkiv, Kiev, Odesa dhe zonat perëndimore.

Në një postim në Telegram, Zelensky shton se ka pasur shumë dëme në objektet energjetike, por thotë se puna e riparimit është duke u zhvilluar dhe ekipet e riparimit do të punojnë gjatë gjithë kohës për të rivendosur energjinë.

Ndër të tjera, presidenti ukrainas, u ka bërë thirrje aleatëve perëndimorë për të rritur ndihëm e tyre për Ukrainën, duke i krijuar mundësinë për të përdorur armë me rreze të gjatë, e të godasin zonat në Rusi nga të cilat nisin sulmet.

“Ukraina nuk mund të kufizohet nga mungesa e aftësitë e saj për armë me rreze të gjatë, terroristët nuk përballen me kufizime të tilla,” tha ai, duke shtuar: “Amerika, Britania, Franca dhe partnerët tanë të tjerë kanë fuqinë të na ndihmojnë të ndalojmë këtë terror. Koha për veprim është tani.”

Më herët, shefi i tij i shtabit u kërkoi atyre që të lejonin përdorimin e armëve të tyre me rreze të gjatë në objektiva brenda Rusisë.

Ministri i Jashtëm ukrainas gjithashtu dëshiron që aleatët e vendit të tij të ndihmojnë në rrëzimin e dronëve dhe raketave ruse që shkojnë afër hapësirës së tyre ajrore.

Moska ka vënë në shënjestër 15 rajone të Ukrainës këtë mëngjes, duke përfshirë Kievin, ku njerëzit janë strehuar në stacionet e metrosë nëntokësore pasi u dëgjuan shpërthime.

Ai tha gjithashtu se çdo perspektivë e bisedimeve të armëpushimit me Kievin kishte “humbur rëndësinë e tij” dhe paralajmëroi për përgjigje të mëtejshme ndaj inkursionit në Kursk.

Artikulli paraprakÇamët e polakët, në çdo krah kufiri, të persekutuar! Fatet e tyre dhe të kosovarëve u nëpërkëmbën nga diktatura
Artikulli tjetërPresidenti Bajram Begaj akuzohet për plagjiaturë akademike