Denoncimi i gazetarit/ Qeveria po vret të sëmurët me tumor, mungojnë barnat

Osman Stafa 

SI MUND TË JENI KAQ TË QETË?
PO I LINI NJERËZIT ME KANCER PA TRAJTIM.
A NUK JU VRET KJO?

AKTUALISHT,
2 medikamente kimio vazhdojnë mungojnë në ONKOLOGJIK.

1. IRINOTEKANI – medikament kimio i cili shërben për trajtimin e kancerit të zorrës së trashë. Medikament shumë i rëndësishëm.

2. CARBOPLATINE – Përdoret për trajtimin e kancerit të avancuar të vezoreve.

TË SËMURËT ME KANCER QË TRAJTOHEN ME KËTO ILAÇE NUK PO MARRIN TRAJTIMIN.

Mjekët e Onkologjikut, më thonë që situata është shumë e rëndë. Mjekët nuk janë përgjegjës për sigurimin e ilaçeve kimio, është Ministria e Shëndetësisë.

Kimiot janë ilaçe të cilat nuk gjendet në farmaci, por janë medikamente spitalore që sigurohen nga Ministria e Shëndetësisë.

Nëse pacienti se merr kimion siç duhet, dhe sipas protokollit, nuk i jep asnjë rezultat pozitiv.

Edhe Jodi Radioaktiv, vazhdon mungesë që prej janarit të këtij viti. Gati 9 muaj.
Pacientët me kancer të tiroides janë pa mjekim.

Ajo që po ndodh me kurimin e këtyre sëmundjeve është krim.

Artikulli paraprakZhdukja e MH370, studiuesi pretendon se ka zgjidhur misterin dhe gjen “pikën e përsosur të fshehjes” së avionit të Malaysia Airlines
Artikulli tjetërSulmet ruse në Ukrainë, Polonia raporton shkelje të hapësirës së saj ajrore: Është konfirmuar një objekt nga stacionet e gjurmimit. Ja për çfarë dyshohet