Protesta e banorëve të Krujës dhe Fushë Krujë/ Bllokuan sërish rrugën Thumanë-Kashar, u bashkohen edhe shoferët e automjeteve

Banorët e Krujës dhe Fushë Krujës kanë dalë sërish në protestë për të nëntën herë, ku kërkojnë të drejtën e tyre për të pasur hyrje-dalje në autostradën Thumanë-Kashar.

Edhe ditën e sotme banorët thyen kordonin e policisë dhe kanë bllokuar rrugën. Kësaj radhe në mbështetje të tyre u përfshinë edhe shoferët e automjeteve të cilët ishin bllokuar nga kjo protestë.

Kjo është protesta e nëntë e mijëra banorëve, ndërsa janë të vendosur në kërkesën e tyre për të pasur akses në këtë aks rrugor.

Rruga Thumanë – Kashar është ndërtuar tërësisht me fondet e kompanisë private Gener 2. Edhe pse i kanë dalë disa herë në krah protestës se banorëve, asnjë nga drejtuesit apo deputetët e PD nuk e përmend emrin e kësaj kompanie me pronar Bashkim Ulaj.

Pagesa për këtë rrugë është 270 lek të reja. Edhe pse pretendohet se është totalisht investim privat, kompania Gener 2 kompensohet nga shteti shqiptar nëse në rrugën Thumanë – Kashar nuk kalojnë 28 mijë mjete në ditë. Kompensimi kap shifrën e 8 milionë eurove.

FB IMG 1724697328529

Artikulli paraprakQeveria amerikane vë nën akuzë për korrupsion Smartmatic, pagoi 1 mln dollarë rryshfet për kryetarin e KQZ-së së Filipinës
Artikulli tjetërKreu i Bashkimit Demokristian Shqiptar, Ndocaj, takon Bashën: Mora garanci për votën e emigrantëve dhe listat e hapura