Kreu i Bashkimit Demokristian Shqiptar, Ndocaj, takon Bashën: Mora garanci për votën e emigrantëve dhe listat e hapura

Kryetari i Bashkimit Demokristian Shqiptar, ish-deputeti Eduart Ndocaj, ka zhvilluar një takim me kreun e PD- Demokratët Euroatlantikë, Lulzim Basha.

Gjatë një postimi në facebook, Ndocaj shkruan se biseduam për të drejtën e emigrantëve për të votuar dhe për listat e hapura, që janë kërkesa të domdosdoshme.

Ndocaj shprehet se ka marrë garancinë e kreut të PD Euroatlantike për dërgimin në Gjykatë Kushtetuese të miratimit të Kodit Zgjedhor që nuk garanton listat e hapura dhe votën e drejtë të diasporës.

Më poshtë postimi i plotë i Ndocajt:

Gjate takimit me liderin e opozites ,Kryetarin e partise Demokrarike EuroAtlantike z.Lulzim Basha!

Biseduam me rigorozitet te madh dhe prekem shume pika per sa i perket kodit zgjedhor ku me patjeter e drejta per te votuar e emigranteve dhe listat e hapura do te kerkohen me cdo kusht!

Z.Basha me siguroj qe do dergohen ne Gjykaten Kushtetuese te gjitha te drejtat e mohuara te votueseve Shqiptare!

Zgjedhjet 2025 po afrojne dhe ne si opozite do luftojme per te hyre te barabarte ne betejen elektorale!

Uroj te behet me e mira dhe te gjithe qytetaret Shqiptare te zgjedhin te lire dhe te pavarur e te ndikuar nga klanet mafioze !

#Per voten e lire!

Artikulli paraprakProtesta e banorëve të Krujës dhe Fushë Krujë/ Bllokuan sërish rrugën Thumanë-Kashar, u bashkohen edhe shoferët e automjeteve
Artikulli tjetërTri alfabetet më të hershme origjinale të shqipes