Dhjetë komunitete në Massachusetts janë përcaktuar si me rrezik të lartë nga encefaliti lindor i kuajve, ose EEE, që përhapet përmes pickimit nga mushkonjat e infektuara.
Aktualisht nuk ka vaksina apo ilaçe për ta trajtuar sëmundjen, që njihet edhe si “E-ja e trefishtë”, sipas Qendrës së Kontrollit dhe Parandalimit të Sëmundjeve.
Komuniteti u vu në alarm pasi mushkonjat në zonë rezultuan pozitive me EEE dhe shteti raportoi rastin e parë të infektimit te njeriut që nga viti 2020.
Një burrë në të 80-at është infektuar dhe diagnostikuar më 16 gusht. Po ashtu u diagnostikua me virusin edhe një kalë në Plymouth të Massachusettsit.
Rreth 33 për qind deri 70 për qind të personave të infektuar me këtë virus vdesin. Shumica e vdekjeve ndodhin dy deri në 10 ditë pas simptomave fillestare.
Simptomat përfshijnë diarre, ethe, dhimbje koke dhe të vjella.
Autoritetet u kane bere thirrje njerëzve që të kufizojnë aktivitetet në mbrëmje në ambient të hapur, deri në fund të shtatorit.