Djegiet e pakontrolluara të Kurum, Naim Meta kërkesë Drejtorisë së Mjedisit në Bashkinë Elbasan për masat që ka marrë për këtë situatë

Këshilltari i Demokratëve Eroatlantikë në Bashkinë Elbasan, Naim Meta, i është drejtuar me një shkresë zyrtare Drejtorisë së Mjedisit për t’u njohur me masat mjedisore që kjo zyrë ka marrë në lidhje me plehrat që helmojnë qytetitn me djegen e pakontrolluar në natyrë dhe hiret e oxhaqeve të “Kurum”.

Meta shprehet se ndotja nga “Kurum” prej vitesh është trajtuar nga ambjentalistë për rrezikshmërinë të lartë nga tymrat pa filtra që helmonin natën qytetin, ndërsa ankesat e vazhdueshme të banorëve të Katundit të Ri që mbyten nga era e rëndë e “Kurum” kanë rënë në vesh të shurdhët në Bashkinë Elbasan.

Kreu i degës së Demokratëve Euroatlantikë në Elbasan, gjithashtu thotë se mosfunksionimi i plotë i Impiantit të Elbasanit helmon qytetin me djegien e pakontrolluar të mbetjeve në natyrë edhe pse Bashkia Elbasan paguan 2500 lekë për ton mbetjesh kompaninë publike Eco-Alb për të kryer tri funksione: grumbullim, përpunim dhe incenerim.

Postimi i plotë i Naim Meta:

Elbasani është cilësuar si qyteti që po vdes ngadalë nga ndotja e lartë, edhe pse prej dekatash (Kombinati Metalugjik), si nga qeveria qendrore dhe ajo vendore nuk ka pasur asnjë interes për të zgjidhur këtë problem madhor që ka ndikuar në shëndetin dhe jetën e qytetarëve elbasanas.
Sot jemi në realitetin e Incerenatoëve dhe “Kurum”.
Mosfunksionimi i plotë i Impiantit të Elbasanit (incerenatorit) helmon qytetin me djegjen e pakontrolluar të mbetjeve në natyre edhe pse Bashkia Elbasan paguan 2500 lekë për ton mbetjesh kompaninë publike Eco-Alb për të kryer tri funksione: grumbullim, përpunim dhe incenerim. Ndërkohë kryhet vetëm një process, grumbullimi i mbetjeve. Bashkia Elbasan paguan për procese që nuk kryen.
Mungesë e plotë transparence nga Bashkia dhe Eco-Alb për këtë situatë që rëndon mbi qytetin dhe qytetarët, të cilat janë përgjegjëse direkte për këtë situatë.
Ndërkohë këto ditë nga media jemi njohur me nje lajm rreth disa mbetjeve tosike për të cilat Kompania “Kurum”, e cila operon në zonën e ish Kombinatit Metalurgjik në Elbasan, dyshohet se është origjina e qindra ton mbetje të rrezikshme të nisura nga Porti i Durrësit me destinacion Tajlandën. Mbetjet e rrezikshme janë pluhur nga hiri i oxhaqeve metalurgjike, të ngjashme me ato që Kurum përdor prej gati një dekade.
Ndotja nga “Kurum” prej vitesh është trajtuar nga gazetarë investigativë dhe ambjentalistë për rrezikshmërinë e lartë nga tymrat pa filtra që helmonin natën qytetin dhe hiret metalugjike si dhe ankesat e vazhdueshme e banorëve të Katundit të Ri që mbyten nga era e rëndë e “Kurum”, por Bashkia Elbasan ka mbyllur gojën për këtë situatë.
Ndaj në cilësinë e Këshilltarit Bashkiak të Elbasanit po i drejtohem me një shkresë zyrtare Drejtorisë së Mjedisit në Bashkinë Elbasan, për t’u njohur me masat mjedisore që kjo drejtori ka marrë në lidhje me plehrat që helmojnë qytetitn me djegen e pakontrolluar në natyrë dhe me problemin tjetër të rrezikshëm, djegien dhe hiret e oxhaqeve të “Kurum”.

FB IMG 1724759578635

Artikulli paraprakAlbin Kurti zbardh detaje nga takimi me kreun e CIA-s: Dëshmi e përkushtimit të SHBA-së për sigurinë e Kosovës
Artikulli tjetërShefit ekzekutiv të Telegram i është zgjatur masa e ndalimit në Francë, akuzat që rëndojnë mbi të