Shefit ekzekutiv të Telegram i është zgjatur masa e ndalimit në Francë, akuzat që rëndojnë mbi të

Shefit të Telegramit, Pavel Durov, i është zgjatur sërish masa e ndalimit deri më 28 gusht, ka thënë një burim i agjencisë së lajmeve AFP.

Durov, i lindur në Rusi, është ndaluar në aeroportin Le Bourget, jashtë Parisit, më 24 gusht, dhe është marrë në pyetje.

Departamenti për parandalim të dhunës kundër të miturve në Francë besohet se ka lëshuar një fletarrestim për Durovin për një hetim paraprak për vepra që lidhen me mashtrim, trafikim me drogë, krim të organizuar dhe promovim të terrorizmit.

Sipas legjislacionit francez, pas 96 orëve, Durov duhet të lirohet, apo të akuzohet.

Artikulli paraprakDjegiet e pakontrolluara të Kurum, Naim Meta kërkesë Drejtorisë së Mjedisit në Bashkinë Elbasan për masat që ka marrë për këtë situatë
Artikulli tjetërVrasja e Ardian Nikulajt, Britania pranon kërkesën e autoriteteve shqiptarë për ekstradimin e Edmond Haxhisë dhe tre personave të tjerë