VIDEO/ Shirat e rrëmbyeshëm shkaktojnë rrëshqitje dheu në Itali, dy persona të zhdukur! Qytetarët detyrohen të braktisin banesat e tyre

Shirat e rrëmbyeshëm shkaktuan një rrëshqitje dheu në provincën jugore italiane të Caserta, duke i detyruar banorët të largohen nga shtëpitë e tyre ndërsa ekipet e shpëtimit po kërkojnë një grua dhe djalin e saj të rritur, të cilët janë të zhdukur dhe dyshohet se kanë vdekur.

 

Moti i keq goditi San Felice a Cancello, një qytet i vogël rreth 30 kilometra në verilindje të Napolit, si dhe bashkitë përreth, ditën e djeshme.

Gruaja rreth të 70-tave dhe djali i saj rreth të 40-tave po udhëtonin me një mjet që zu poshtë nga rrëshqitja e dheut.

 

 

“Ne shpresojmë që ata u hodhën dhe u shpëtuan… dhe se mund të jenë gjallë diku, por nga sa më thonë ekspertët, nuk ka shumë shpresë”, tha kryebashkiaku Emilio Nuccio për mediat italiane.

Zjarrfikësja njoftoi përmes rrjetit social X se 10 ekipe kërkimi ishin vendosur për të gjetur nënën dhe djalin dhe se rrëshqitja e dheut kishte detyruar banorët të largoheshin nga shtëpitë e tyre.

Moti i rëndë goditi dje pjesë të tjera të Italisë me stuhi dhe breshër në rajonet e Milanos dhe Komos, si dhe në bregdetin toskan.

Artikulli paraprakEmigrimi, 40% e shqiptarëve punojnë jashtë vendit
Artikulli tjetërNumri i nxënësve në zonat rurale ra me 40% në një dekadë, dy herë më shumë se në qytete