Skandal/ Projekti i autostradës Tiranë -Durrës, Kosova paraqitet si Jugosllavi

Firma italiane “Spea Engineering”, ka bërë studim projektimin e zgjerimit të autostradës.

Punimet në autostradën Tiranë -Durrës, pritet të nisin brenda pak ditësh. Një skandal është  zbuluar, ku studim-projektimi i zgjerimit të kësaj rruge në hartë paraqet Kosovën si Jugosllavi. Studimi projektimi është përgatitur nga firma italiane “Spea Engineering”.

Një firmë e cila njihet për një eksperiencë me projekte në mbarë botën, qoftë për projekte të transportit rrugor por edhe atë hekurudhor. Në një projekt me rëndësi kaq të madhe është e pafalshme një lapsus i tillë, duke patur parasysh zhvillimet e fundit politike dhe gjeografike.

Drejtori i Përgjithshëm i Autoritetit Rrugor Shqiptar z.Gentian Gjyli, së bashku me inxhinierë të ARRSH-së, përfaqësues të Bashkisë Tiranë, të Policisë Rrugore perfaqësues të kontraktorëve dhe të supervizorëve të kontratës “Zgjerimi i autostradës Tiranë-Durrës”, zhvilluan një takim ku diskutuan nga afër planin e devijimit dhe menaxhimit të trafikut.
Tashmë pas rënies së fluksit turistik në vend, do të merren të gjitha masat që të fillojnë menjëherë punimet për zgjerimin e këtij aksi të rëndësishëm.

WhatsApp Image 2024 08 28 at 3.49.16 PM e1724857687765

Artikulli paraprakNisma për importin e plehrave ikën e vjen, korrupsioni mbetet
Artikulli tjetërHapet dega e Postës së Kosovës në Mitrovicën e Veriut, aktivistët e partisë serbe protestojnë