“Lista të hapura”, Dash Shehi padi në Kushtetuese: Janë momenti kyç që mund të sjellë ndryshim e demokratizim

Kryetari i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar, Dashamir Shehu, ka paditur në Gjykatën Kushtetuese ndryshimet në Kodin Zgjedhor, të miratuara në Kuvend më 26 korrik.

Përfaqesuesi ligjor Rezart Kthupi teksa dilte nga Gjykata Kushtetuese tha para mediave se e ka dorëzuar padinë në emër të partisë së Shehit, pasi partitë e vogla opozitare kanë mendime të ndryshme juridike dhe vendosën që paditë t’i bëjnë të veçanta.

Dorëzova kërkesë-padinë që kishte për objekt shfuqizimin e asaj pjese të kodit zgjedhor që cenonte atë që ishte diskursi më i madh politik, ai i listave të hapura. I kemi kërkuar Gjykatës shfuqizimin e asaj pjese që mbyll përfundimisht listat në versionin më të keq në krahasim me vitin 2021 dhe të shqyrtojë çështjen proceduriale sesi është miratuar ky ligj. Në gjykimin tonë çështja e listave të hapura janë momenti kyç që mund të sjellë ndryshim e demokratizim të partive politike dhe interesi i qytetarëve,” tha Kthupi.

Partitë e vogla kundërshtojnë paktin “PS-PD” me Grupin e Dialogut Gjiknuri-Bylykbashi, për mbylljen e listave në 1/3 e tyre, dhe hapjen e 2/3-ve, duke kërkuar shfuqizimin e këtij neni.

Pas një seancë maratonë më 26 Korrik, Kuvendi miratoi me 106 vota pro, 2 kundër dhe asnjë absetim, ndryshimet e reja në Kodin Zgjedhor që parashikon që lista e deputetëve nuk do të jetë tërësisht e hapur. 1/3 do të jetë e mbyllur dhe ekskluzivitet i kryetarit të partisë dhe nuk i nënshtrohet votës preferenciale.

Artikulli paraprak“Të shmangen tensionet dhe deklaratat e pamata”- Presidenti Macron para vizitës në Serbi: Do angazhohen personalisht në zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit dhe Asociacionit
Artikulli tjetërAnaliza e DW: Personat civilë në Ukrainë, shënjestër e sulmeve me dronë rus