Pas Vlorës e ka radhën Kukësi, përfshihet nga flakët vendgrumbullimi i mbetjeve, tymi mbulon zonën

KUKËS– Pika e grumbullimit të mbetjeve urbane në Kolsh është përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm. Flakët kanë çliruar një shtëllungë të madhe tymi në ajër.

Smogu ka përfshirë fshatrat dhe një pjesë të qytetit që janë në afërsi me pikën e grumbullimit, ndërsa dy mjete zjarrfikëse po punojnë për shuarjen e plotë zjarrit.

Vendgrumbullimi i mbetjeve është i pozicionuar në kahun perendimor të qytetit dhe ka një largësi vetëm 1 km nga lagjet e Kukësit.

Artikulli paraprakDetaje/ E takoi dhe më pas i vuri flakën, dyshohet se Bledar Trëndafili ishte i dehur
Artikulli tjetërTrishtim, dhimbje dhe lot/ 30 vjet pas luftës, më shumë se 11 mijë trupa të pagjetur në hapësirat e ish-Jugosllavisë! Apeli drejtuar institucioneve