Skandali i mbetjeve toksike, Basha: Juristët tanë po shohin mundësinë e dërgimit të çështjes së KURUM në SPAK

Kreu i PD-Demokratët Euroatlantikë, Lulzim Basha, ka folur për skandalin e mbetjeve toksike. Në konferencën për mediat, Basha tha se juristët e këtij grupimi politik po shikon mundësinë e dërgimit të çështjes së KURUM nga Prokuroria aktuale që po e ndjek, tek SPAK.
Ai tha se ajo që ka dalë është maja e ajzbergut për qindra ton helme që janë kapur duke u transportuar.

Pjesë nga fjala e Bashës:

Dhe ndërkohë do të vazhdojmë të ndjekim ditë për ditë prioritete e njerëzve, ku dua t’ju njoftoj se ekipi ynë i juristëve po shikon mundësinë e dërgimit të çështjes së KURUM-im nga Prokuroria aktuale që po e ndjek, tek Struktura e Posaçme Anti-Korrupsion. Duke hetuar të gjitha aspektet që mund të përbëjnë bazë për ta konsideruar këtë si një vepër të një grupi të strukturuar kriminal me aspekte korruptive të zyrtarëve të lartë që janë juridiksion i SPAK. E keni parasysh se për çfarë bëhet fjalë. Dhe nuk bëhet fjalë vetëm për atë që ka plasur që është maja e ajsbergut për qindra ton helme që janë kapur duke u transportuar. Bëhet fjalë për praninë e këtyre helmeve në mënyrë të përditshme në Elbasan dhe në të gjithë vendin dhe rrezikun e tmerrshëm për pasojat e shëndetësore që kjo ka për qytetarët e Elbasanit dhe të gjithë Shqipërisë.

Artikulli paraprak“Ka një vit që kemi depozituar projekt-ligje që forcojnë SPAK”, Basha: Shpresojmë të mos bien në vesh të shurdhët të partisë së ribashkuar të Ramiz Alisë
Artikulli tjetër“Kasta politike punon kundër interesave të shqiptarëve”, Basha: Kush voton Edi Ramën vazhdon mban Sali Berishën dhe kush voton Sali Berishën, mban në pushtet Edi Ramën