Basha: Të bëhesh fraksion i Sali Berishës, do të thotë të bëhesh fraksion i fraksionit të Edi Ramës

Kreu i PD-Demokratët Euroatlantikë, Lulzim Basha, në konferencën për mediat është shprehur se të jesh fraksion i Sali Berishës do të thotë të bëhesh fraskion i fraksionit të Edi Ramës, dhe kjo sipas tij nuk ka për të ndodhur kurrë.

Pjesë nga fjala e Bashës:

Të bëhesh fraksion i Sali Berishës, do të thotë të bëhesh fraskion i fraksionit të Edi Ramës dhe kjo s’ka për të ndodhur kurrë.
Qëndrimet tona janë qëndrime të pandryshuara sa i takon kauzës që kemi. Një politikë të pastër nga korrupsioni, një politikë në funksion të qytetarëve, një Parti Demokratike në funksion të largimit të Edi Ramës.
Dhe sot nuk mund të hiqet asnjë paralele me një Parti Demokratike të marrë peng nga një i shpallur non grata dhe në arrest shtëpie për korrupsion rreth të cilit një grup njerëzish që e shajnë nga mëngjesi në darkë dhe pastaj para ekranit bëjnë servilin për të kapur një karrige. Ky është një ndryshim besoj si nata me ditën, bardh e zi.

Artikulli paraprak“Kasta politike punon kundër interesave të shqiptarëve”, Basha: Kush voton Edi Ramën vazhdon mban Sali Berishën dhe kush voton Sali Berishën, mban në pushtet Edi Ramën
Artikulli tjetërLufta në Ukrainë/ Rusia sulmon me raketa balistike një shkollë dhe një spital në Poltavan, Zelensky: Janë vrarë 41 persona dhe janë plagosur 180 të tjerë