Putin punëson ish-ministren e Jashtme austriake, do të kujdeset për rritjen e tigrave

Ish-ministrja e Jashtme austriake, e cila e kishte e ftuar në dasmën e saj presidentin rus, Vladimir Putin, është emëruar ambasadore e vullnetit të mirë për ruajtjen e tigrave.

 

Karin Kneissl, e cila jeton në Rusi, do të fokusohet veçanërisht në mbrojtjen e tigrit siberian, specie dikur e zakonshme në Azinë veriore, numri i të cilit ka rënë.

Sergej Aramilev, kreu i qendrës për tigrat siberianë në qytetin e largët rus të Vladivostok, tha se Kneissl do të ndihmojë institucionin në çështjet ndërkombëtare, shkruan derspiegel.

Kneissl ishte ministre e Jashtme e Austrisë midis 2017 dhe 2019. Ajo shërbeu në një qeveri të udhëhequr nga Partia e Lirisë së ekstremit të djathtë, megjithëse nuk ishte anëtare e partisë.

Artikulli paraprakRritja e kostove në sektorin e ndërtimit frenohet në tremujorin e dytë 2024
Artikulli tjetërTensionet Kosovë-Serbi/ Analiza e REL: Edhe nëse ka dialog, s’priten rezultate