DREJTORËT E PANGOPUR të Bashkisë së Tiranës/ Ja si “5D”-ja gllabëroi 700 mln lekë me 7 tendera të UKT-së

Dy ish-drejtorët e bashkisë së Tiranës që SPAK thotë së janë pronarë de fakto të kompanisë “5D” nuk kanë përfituar tendera vetëm nga bashkia e kryeqytetit, por edhe nga ndërmarrja e UKT-së.

7 procedura të kësaj ndërmarrjeje janë në hetim nga SPAK. Në këto kontrata publikë rezulton se “5D” ka pasur edhe fitime me shifra të larta.

Tenderi i parë është ndërtimi i depos ujit Dias me një fond prej 50 milionë lekësh. Kontratë kjo e lidhur nga bashkimi i operatorëve “Kola Invest” dhe “Igor Elektrik” që tashmë e ka ndryshuar emrin në “5D”.

Sipas dokumentacionit, shoqëria e parë do të realizonte 22%, por hetimet zbuluan se “Igor Elektrik”, ka realizuar e vetme punimet, dhe ka përfituar nga kjo kontratë 1,8 milionë LEKË.

Procedura e dytë e fituar është rikonstruksioni i ujërave  të zeza në rrugën “Shyqyri Demneri”. Kjo kontratë është lidhur nëpërmjet shoqërisë “Igor Elektrik” dhe “Rej shpk”, me një fond limit afro 12 milionë lekë. Pas lidhjes së kontratës punimet janë kryer vetëm nga “Igor Elektrik”, sot “5D Konstruksion”. Nga kjo kontratë fitimi ka qenë 5.6 milionë Lekë.

Procedura tjetër e fituar nga shoqëria “5D” është rikonstruksioni i rrethimit të stacioneve të pompimit dhe depove. Kontratë është në vlerën e afro 40 milionë lekëve, saktësisht, 39,963,903 lekë dhe është lidhur nga bashkimi i operatorëve “VAS konstruksion”, Rruga Ura Asfaltim nr. 2 Elbasan dhe “Delia Impex”.

Në kontratë është parashikuar që kompania “Igor” të kryejë punimet për 4 objekte me vlerën e punimeve në total me shumë 1,4 milionë lekë.

Nga këqyrja e dokumenteve në shoqërinë “5D” nuk janë gjetur të dhëna që provojnë që kjo shoqëri ka kryer punimet, sipas kontratës.

Në procedurën e prokurimit Rikonstruksion rrjetit ujësjellësit nga stacioni i pompimit Kroi e deri tek Depo e ccokollatës është fituar nga shoqëria “Igor”, e cila ka lidhur bashkëpunim me “Kola Invest”.

Kontrata kishte vlerën e 8.1 milionë lekë. Pas lidhjes së kontratës punimet janë realizuar nga “Igor shpk”, e cila ka përfituar në fund një shumë prej 5,2 milionë lek.

Procedura tjetër e prokurimit është rikonstruksioni i 4 linjave të transmetimit nga Hec-Lanabregas, kontratë kjo që kapte vlerën e 52 milionë lekë.

Në kontratën e fituar nga “Igor Elektrik” bashkuar dhe “Kola Invest”.

Por si në ccdo procedurë, punimet janë kryer sërish nga firma që sot njihet si “5D konstruksion”, “Igor Elektrik”, e cila ka gjeneruar fitim nga kjo kontratë 10 milionë Lekë.

Tenderi i 7 i hetuar nga SPAK ka të bëjë me ndërtimin e kanalizimit në rrugën e Durrësit, kontratë kjo që kap vlerën e 136 milionë lekëve.

Kjo kontratë është lidhur nga bashkimi i “Vas konstruksion”, shoqëria “Beis” dhe “Mateo shpk”.

Pas lidhjes se kontratës vetëm “Vas”, e cila sot është zyrtarisht “5D Konstruksion” ka kryer punimet e projektit.

Kjo shoqëri ashtu si kontratat e tjera i ka faturuar autoritetit kontraktor situacionet e punimeve dhe prej kësaj kontrate publike ka fituar 44 milionë lekë

Në total, sipas analizës së SPAK-ut, shoqëria e drejtorëve kanë përfituar nga tenderat e marra nga UKT-ja një shumë prej mbi 67 milionë lekëve./ ORA NEWS

Artikulli paraprakSHBA-ja akuzon Rusinë për ndërhyrje në zgjedhjet e nëntorit: U krijua një skemë me vlerë 10 milionë dollarë…
Artikulli tjetërPasi e shkatërruan PD me justifikimin ‘Basha shiti zgjedhjet’, tani po bëjnë gati humbjen me motivin ‘Rama do na vjedh zgjedhjet’