Shqipëria kthen pleqtë në punë se nuk ka më të rinj

Shqipëria po shndërrohet në vendin me normat më të lartë të punësimit për të moshuarit mbi moshën 65 vjeç të pensionit. Të dhënat zyrtare nga Instituti i Statistikave tregojnë se aktualisht 16.3% e të moshuarve mbi 65 vjeç në Shqipëri janë në punë. Kjo shifër e rendit Shqipërinë në një nga vendet me normën më të lartë të punësimit të të moshuarve në Europë dhe që nga vitit 2010, për të cilin “Instituti i Statistikave” disponon të dhënat ky tregues është rritur ndjeshëm.

“Scan Intel” ka analizuar normën e punësimit të të moshuarve në moshë pensioni në vendet e Europës, nga ku rezulton se Shqipëria renditet mes vendeve me normën më të lartë, pas Islandës dhe Estonisë. Mesatarja e Bashkimit Europian për këtë tregues është 6.4%, ndërkohë për Serbinë norma e të punësuarve mbi 65 vjeç është 9%. Rumania dhe Belgjika janë vendet që renditen në fund të grafikut me shkallën më të ulët.

pensionistet

Por përse kjo normë e lartë dhe mbi të gjitha në rritje? Mund të vijë si pasojë e mos plotësimit të nevojave të pensionistëve vetëm nga pensioni, por gjithashtu mund të përmendim edhe të vetëpunësuarit e kësaj grupmoshe në sektorin e bujqësisë. Një arsye tjetër mund të jetë edhe mungesa e fuqisë punëtore në sektorë të veçantë ku shumë persona vijojnë të punojnë edhe pasi dalin në pension.

Artikulli paraprak“Hetuesi i pashpirt Iljaz Haxhiaj më torturonte, më fikte cigaret e ndezura në trup dhe…”- Dëshmia e trishtë e “ish-agjentit grek” që vuajti 17 vite në burg
Artikulli tjetërBllokadat në pikëkalimet kufitare mes dy vendeve, Vjosa Osmani akuza Serbisë: Po tenton të krijojë tensione përmes bandave kriminale