Grackat për krimin, jo për popullin

Nga Ferdinand Dervishi

Kujdes kalimin ne tunelin e Krrabes! Eshte ulur limiti i shpejtesuse nga 80 kmh ne 60 kmh. Njekohesisht Policia Rrugore ka instaluar nje gracke (kamera qe fotografojne targat ) per te kapur ata qe tejkalojne 60 kmh. Rezultati: Te gjithe shqiptaret qe kalojne ne ate tunel, ne drejtimin Tirane-Elbasan, kane rene me koke brenda ne rrjete. Pa perjashtim.
Leke me thase ne arken e Policise se Shtetit, pasi gjobat me se shumti shkojne ne 300 mije leke te vjeter.
Sa duket ministri i ri, veç barazimit te Policise Shqiptare me ato te nivelit me te larte te Europes, i paska me merak zgjidhjet materialiste.
Problemi eshte se ulja e paparalajmeruar e normes se shpejtesise dhe vendosja njekohesisht e grackes, nuk ka lidhje me nje polici ne sherbim te qytetareve. Policia e Qarkullimit nuk duhet te rende menjehere dhe fillimisht te gracka dhe ndeshkimi i qytetareve, por te sensibilizimi i drejtuesve te mjeteve. Ky duhet te jete qellimi kryesor. Vetem pas periudhes se sensibilizimit mund te kerkohet llogari te populli.
Grackat surprize nuk duhet te kene lidhje me popullin, por me goditjen e krimit.

Artikulli paraprakBllokadat në pikëkalimet kufitare mes dy vendeve, Vjosa Osmani akuza Serbisë: Po tenton të krijojë tensione përmes bandave kriminale
Artikulli tjetërHaklaj: Jemi një sulltanat mesjetar. Alternativa në 2025, Demokratët Euroatlantikë