Formacioni më i mirë i xhiros së parë në League B, pjesë e 11-shes edhe futbollisti i kombëtares kuqezi

Të shtunën përfundoi xhiroja e parë e League B në Nations League, me ndeshjet që dhuruan emocione të mëdha. Shqipëria triumfoi 1-2 në Pragë ndaj Ukrainës, duke e nisur kështu rrugëtimin me 3 pikë me peshë.

WhoScored.com ka publikuar formacionin më të mirë të League B në Nations League, në xhiron e parë. Mes 11-shes titullare është edhe sulmuesi i Kombëtares, Rey Manaj, i cili vlerësohet me notën 7.92. Edhe pse nuk shënoi, Manaj dha një kontribut të çmuar për ekipin.

Emra të tjerë në formacionin e përzgjedhur mund të përmendim Kvaran e Gjeorgjisë dhe Rice të Anglisë.

2024 9 UNLB1Art

Artikulli paraprakSi të dalloni nëse jeni në një marrëdhënie toksike me veten tuaj
Artikulli tjetërZgjedhjet në SHBA, garë e ngushtë mes republikanit Trump dhe demokrates Harris! Ja çfarë tregon sondazhi i fundit