Është në formën e këkresës për marrjen e masës së sigurimit të padisë do të ishte shpjegimi më i thjesht. Është një kërkesë e cila ka për qëllim që të ngri një gjendje juridike në momentin në të cilin është, pa lejuar që kjo gjendje të zhvillohet apo të krijojë element apo pasoja të reja.
Ishte kërkuar që të pezullohej efekte e zbatimit të vendimit të 11 qerdhorit që i kthente vulën Berishës. Që do të totë pas 11 qershorit, në momentin që ky vendim do të regjistrohej në gjykatë ajo që u kërkua ishte që mos të lejohej Gjykata e Shkallës së Parë që të kryente veprime të tjera përtej atyre që ishin parashikimet e vendimit të 11 qershorit.
Gjykata e Lartë mesa duket e ka vlerësuar të pambështetur kërkesën. Unë mendoj që kur e hartuam kërkesën për rekurs, sepse kjo kërkesë është një nga dy ka rekursi brenda tij, u nisëm me qëllimin që avarësisht se çfarë ndodhi me vendimin e 11 qershorit, Gjykata e Lartë të ngrinte gjendjen në faza siç ishin veprimet e kryera deri në atë moment dhe mos të lejonte pastaj që të kryeheshin veprime të tjera juridike në Gjykatën e Shkallës së Parë, regjistrime, akte të tjera statutore.
Vlen të themi se duhet të presim se çfarë do të vendos Gjykata në raport me themelin.
Ky vendim nuk ndikon tek rekursi. Ky është vendim procedurial, kërkon një masë emergjente nga gjykata, por që nuk lidhet detyrimisht me themelin e gjës. Tani këtu interpretimet do të jenë të shumta, por në raport me themelin ky vendim nuk ka asnjë lloj efekti, nuk sjell ndonjë gjë.
Mund të interpretohet në një farë forme që Gjykata e Lartë e shikon ndoshta negativisht le të themi ne rekursin, por unë nuk e gjykoj në këtë formë. Unë mendoj që Gjykata e Lartë është në gjendje të bëjë një diferencim ndërmjet një kërkese proceduriale dhe një kërkese që ka lidhje me themelin e gjës. Presim të shikojmë kur do të caktojë Gjykata e Lartë datën e themelit dhe të shohim nëse Gjykata e Lartë do të vendos, sikurse janë dhe pritshmëritë e mia që ta rikthejë çështjen në Gjkatën e Apelit.