“Në pjesën e parë filluam mirë. Duhet të japim akoma më shumë, sot ishte një ditë e keqe për ne, prisnim një fitore, çdo futbollist ka ditë të këqija. Duhet t’i shikojmë gabimet një nga një.
Ishte çdo gjë perfekte. Kemi dhënë gjithçka në fushë. Duhet të bëjmë analizën, të përmirësojmë gabimet. Na presin edhe shumë ndeshje të vështira. Do e marrim veten.
Çdo kombëtare shikon kundërshtarët, por unë mendoj që nuk ishte ajo dita që kemi bërë gjithmonë, për të lumturuar tifozët.
Kur ke dublim është vështirë, kur merr topin ke 2-3 lojtarë. Pjesën e parë kishim disa raste. Do iu kërkoj falje të gjithëve. Po na presin ndeshje të vështira në tetor.
Te goli i Gjeorgjisë, duhet të bënim faull. Me kokën lartë të përgatitemi për në tetor. Duhet të shkojmë te vendi i parë”, u shpreh Asani.