Basha përkujton Azem Hajdarin: Amaneti i tij është një thirrje për çdo demokrat dhe çdo shqiptar që e sheh të ardhmen të kërcënuar nga diktatura e korrupsionit

Kreu i PD-Demokratët Euroatlantikë, Lulzim Basha, ka përkujtuar 26-vjetorin e vrasjes të heroit e demokracisë, Azem Hajdarin.

Me anë të një postimi në facebook, ai shkruan se Azemi ishte dha gjithçka për Shqipërinë që ne ëndërrojmë: një vend të lirë, të drejtë dhe të barabartë për të gjithë.

Basha më tej thotë se amaneti i tij është një thirrje për çdo demokrat dhe çdo shqiptar, çdo të ri e të re që e sheh të ardhmen të kërcënuar nga diktatura e korrupsionit – të qëndrojmë, të vazhdojmë përpjekjet për lirinë, për të drejtat tona dhe për një të ardhme më të mirë.

Postimi i plotë i Bashës:

26 vite më parë jeta dhe ëndrrat e tribunit të lirisë Azem Hajdari u prenë në mes

Zemrat tona janë sot plot dhimbje dhe krenari, teksa kujtojmë Azem Hajdarin, heroin e demokracisë shqiptare. I riu që u kthye në lider, lideri që kthye në simbol, simboli që u kthye në frymëzim, duke ndezur shpirtin e një kombi të tërë në kërkim të lirisë.

Azemi dha gjithçka për Shqipërinë që ne ëndërrojmë: një vend të lirë, të drejtë dhe të barabartë për të gjithë. Amaneti i tij është një thirrje për çdo demokrat dhe çdo shqiptar, çdo të ri e të re që e sheh të ardhmen të kërcënuar nga diktatura e korrupsionit – të qëndrojmë, të vazhdojmë përpjekjet për lirinë, për të drejtat tona dhe për një të ardhme më të mirë.

Edhe sot ne dhe çdo i ri frymëzohet nga guximi dhe vizioni i pavdekshëm i Azem Hajdarit. I paharruar kujtimi i tij!

Artikulli paraprakA duhet mbrojtur SPAK-u nga politikanët e korruptuar?
Artikulli tjetër“Propozimi për vetingun e politikanëve ‘fle’ në sirtar”, Basha: Kërkuam heqjen e imunitetit për deputetët, të jenë të barabartë me qytetarët