“Vuçiç do të shpallë nesër okupimin e Veriut të Kosovës”- Media serbe: Vendimi për shkak të terrorit që populli ynë atje ka vuajtur terror me vite

Presidenti Aleksandër Vuçiç pritet të shpallë ditën e nesërme (13 Shtator) okupimin e Veriut të Kosovës, raportojnë mediat serbe.

 

Sipas Kurir.rs, Kreu i Shtetit serb do t’i drejtohet kombit në një fjalim pasditen e së premtes, në orën 18:00, ku do t’i komunikojë vendimet e marra.

“Lidershipi shtetëror ende po diskuton tema të ndryshme dhe në tavolinë është opsioni për shpalljen e okupimit të një pjesë të territorit të Republikës së Serbisë”, shkruan Kurir.rs, referuar Veriut të Kosovës që Beogradi e konsideron territor të tij.

Sipas medias serbe, ky vendim i Vuçiç do të merret për shkak të “terrorit që populli ynë në Kosovë ka vuajtur me vite, i cili është përshkallëzuar ditët e fundit”.

“Kohët e fundit ka pasur një seri ngjarjesh të pakëndshme, gjatë bllokadës tashmë 14 ditore të institucioneve serbe, dhunimi brutale, keqtrajtimi dhe arrestimi i katër të rinjve serbë që festonin ditëlindjen e tyre.

Në të njëjtën kohë, e gjithë kjo sjell probleme të theksuara, jo vetëm për shkak të nevojës për zhvillim dhe përparim të Serbisë, por edhe për faktin se kjo do të njihte ligjshmërinë dhe legjitimitetin e të ashtuquajturën ushtria e Kosovës dhe organet e tyre.

Se çfarë do të vendoset do ta bëjë të ditur presidenti i Serbisë të premten në orën 18.00”, shkruhet në artikull.

Artikulli paraprakZbulohen prapaskenat me Zekën te Shqipëria, Silvinjo i kërkoi falje para të gjithë skuadrës
Artikulli tjetërSi të nxisni prodhimin e hormonit të lumturisë në mënyrë natyrale! Ndikimi i serotoninës, nga emocionet deri tek aftësitë tuaja motorike