Shkon në 5 numri i të akuzuarve për dosjen “Partizani”! Kush është noterja Pustina që “korruptoi” Malltezin dhe Berishën?

Numri i personave të akuzuar për dosjen “Partizani” ka shkuar në pesë, ku tashmë veç Sali Berishës dhe dhëndrit të tij Jamarbër Malltezi, të akuzuar janë edhe ndërtuesi Fatmir Bektashi, Andia Pustina dhe Xhimi Begeja.

Gazetarja e Top Channel Anila Hoxha mëson se ndërtuesit Fatmir Bektashit i janë komunikuar ditën e sotme akuzat për  korrupsion aktiv të funksionarëve shtetëror dhe pastrim të parave.

Anila Hoxha raporton se sipas dosjes së Prokurorisë, SPAK thotë se Bektashi është personi që ka korruptuar Jamarbër Malltezin, e ky i fundit më pas Sali Berishën.

Pyetjeve të gazetares së Top Channel i akuzuari refuzoi t’ju përgjigjet, duke bërë ironi, një sjellje kjo e të pandehurit qe ka qenë e tillë prej ditës së parë kur gjykata antikorrupsion caktoi masën e detyrimit me paraqitje.

Po ashtu e pandehur do të merret edhe shtetasja Andia Pustina, të cilës do t’i komunikohet akuza e pastrimit të parave, ndërsa iu komunikua akuza për pastrim parash edhe Xhimi Begejas.

Shkon në 5 numri i të akuzuarve për dosjen

Artikulli paraprakSi të nxisni prodhimin e hormonit të lumturisë në mënyrë natyrale! Ndikimi i serotoninës, nga emocionet deri tek aftësitë tuaja motorike
Artikulli tjetërZjarret dhe prerjet ulën me 18% sipërfaqen e gjelbër në një vit