“Kooperativa e bashkuar Rama-Berisha kundër drejtësisë”, Basha: Fundi i pandëshkueshmërisë është fillimi i një epoke të re politike dhe ekonomike

Gjatë intervistës për gazetën kosovare “Demos”, kreu i PD-Demokratët Euroatlantikë, Lulzim Basha, tha se themelimi i institucioneve të drejtësisë së re dhe nisja e punës të këtyre institucionev, ka vënë në lëvizje politikanët e 34 viteve që të kundërvihen ndaj këtij zhvillimi nga ata pasi ndihen të kërcënuar.

Basha tha se “më i kërcënuari është kryeministri aktual, i cili qëndron në majë të një pirgu skandalesh qeveritare, të bashkëpunëtorëve të tij më të afërt, një pjesë e tyre janë në arrest apo në burg dhe disa në kërkim ndërkombëtar si ish-zëvendëskryeministri. Po kështu edhe ish-kryeministri i cili ju e dini ndodhet në arrest shtëpie prej pothuajse 10 muajsh nën akuza për korrupsion”.

Sipas tij, nevoja për të ruajtur pushtetin e tyre politik, interest financiare dhe të gjithëanshme, edhe mediatike që i kontrollojnë këta dy individ dhe tarafet e tyre, i kanë bërë bashkë kundër drejtësisë së re.

Pjesë nga fjala e Bashës:

Zhvillimet në Shqipëri karakterizohen nga dëshira e njerëzve për t’i dhënë fund kulturës së pandëshkueshmërisë të korrupsionit. Kryesisht politikanëve të nivelit të lartë, themelimi i institucioneve të drejtësisë së re dhe nisja e punës të këtyre institucioneve dhe kundëragimi ndaj këtij zhvillimi nga ata që ndihen të kërcënuar. Dhe qartësisht të kërcënuar ndihen ata që kanë qenë në majë të piramidës shtetërore në këto 34 vite. Në gjykimin tim më i kërcënuarai është kryeministri aktual, i cili qëndron në majë të një pirgu skandalesh qeveritare, të bashkëpunëtorëve të tij më të afërt, një pjesë e tyre janë në arrest apo në burg, disa janë në kërkim ndërkombëtar si ish-zëvendëskryeministri. Dhe vet ai është pjesë e këtyre kallëzimeve penale, i këtyre çështjeve penale. Por po kështu edhe ish kryeministri i cili ju e dini ndodhet në arrest shtëpie prej pothuajse 10 muajsh nën akuza për korrupsion. Dhe kjo është ajo që i lidh bashkë. Nevoja për të ruajtur pushtetin e tyre politik, interest financiare dhe të gjithëanshme, edhe mediatike që i kontrollojnë këta dy individ dhe tarafet e tyre, i kanë bërë bashkë kundër drejtësisë së re dhe këtë e pamë në votimin e përbashkët në fillim të këtij viti, ku në parlament bashkuan votat për të liruar të korruptuarit e Edi Ramës që ishin dënuar nga struktura e posaçme anti-korrupsion. Ndaj për ta bërë të prekshme për ndjekësit tuaj, si mund t’i thuash vetes opozitë kur bashkon votat me qeverinë për të liruar të korruptuarit e qeverisë që janë dënuar nga drejtësia. Motivi kryesor është frika e tyre, nga fundi i pandëshkueshmërisë që është dhe fillimi i një epoke të re politike, ekonomike, europiane do të thoja për shoqërinë tonë.

Artikulli paraprakProkurori i Përgjithshëm në SHBA: Nuk do të lejoj që Departamenti i Drejtësisë të përdoret si armë politike
Artikulli tjetër“U vranë dhe u therën në mënyrë barbare!”- Vendimi i PKSH për goditjen e Ballit Kombëtar! Letra e Enverit më 4 tetor ‘43! Si e përshkruanin luftën civile!