“Rama ose bashkëpunëtor i të korruptuarve ose i paaftë”, Basha për BBC: Qeveria nuk ka vullnet për të luftua korrupsionin. Mbështesim pa kushte SPAK, ja propozimet tona

Kreu i PD-Demokratët Euroatlantikë, Lulzim Basha, në radio debatin e “World Questions” e organizuar nga BBC, është shprehur se kryeministri Edi Rama është ose bashkëpunëtor i korrupsionit ose i paaftë, kjo pasi ka disa ish anëtarë të kabinetit qeverisës ose në burgë ose në kërkim nga drejtësia.

Sipas Bashës, kryeminstri është pjesë e saj që është maja e një sistemi të korruptuar që e mban atë në pushtet dhe se mungesa e vullnetit politik e ka çuar problemin e korrupsionit në nivele të paprecedenta për Shqipërinë.

Pjesë nga intervista:

Si mund ndalojë Shqipëria korrupsionin?

Basha: Të nisim me vullnetin politik, qartësisht nuk ka vullnet politik për të luftuar korrupsionin: kur zëvendëskryeministri është në arrati dhe larguar nga vendi sepse kërkohet nga SPAK për shkak të korrupsionit, kur ministri i brendshëm është burgosur për organizimin e një skeme të trafikut masiv të kanabisit në Shqipëri, kur ministrin e shëndetësisë e ke në burg për korrupsion me fondet e shëndetësisë, kur ministrin yt i mjedisit është në burg për korrupsion për shkak të inceneratorëve të mbetjeve, kur ke katër anëtarë të kabinetit qeveritar në burg, kur një dyzinë anëtartësh të parlamentit humbasin mandatin sepse kanë qenë pjesë e krimit të organizuar.

Gazetari: Disa mund të thonë se sistemi po nis të funksionojë…

Basha: Do të arrijë aty për një sekondë, po flas për përgjegjësi politike. Ose je pjesë e saj, shumë shqiptarë, guxoj të them se shumica e shqiptarëve besojnë që kryeminstri aktual është pjesë e saj, që është në fakt maja e një sistemi të korruptuar që e mban atë në pushtet dhe këtë model, ose bën budallain.
Pra, mungesa e vullnetit politik e ka çuar problemin e korrupsionit në nivele të paprecedenta për Shqipërinë, në nivele të paprecedenta për Ballkanin.

Gazetari: Si luftohet?

Basha: Ka një klimë, nuk dua të stigmatizoj shoqëri të tjera, por ka një klimë mafioze, prandaj duhen masa antimafia dhe ne i kemi propozuar këto masa. Ne kemi propozuar veting për politikanët, verifikime vjetore të aseteve të politikanëve, të familjarëve të tyre dhe bashkëpuntorëve të ngushtë. Verifikime vjetore për ato që cilësohen si kontakte të papërshtatshme në rastin e magjistratëve, verifikime të kontakteve të papërshtatshme për politikanët nëse kanë apo nuk kanë kontakte me bosët e krimit të organizuar, bashkëpunojnë apo jo me botën e krimit për përfitime politike, janë apo jo të korruptuar, e justifikojnë apo jo mirëqenien e tyre e të familjarëve të tyre dhe bashkëpunëtorëve të tyre. Ky ligj, propozimi që kemi dorëzuar, mbahet i bllokuar në parlament prej 15 nëntorit.
Nuk ka barazi para ligjit, prandaj ne kemi propozuar heqjen e imunitetit parlamentar.
Dhe, mbi të gjitha, mbështetje totale dhe pakushte për atë pjesë të drejtësisë që u krijua për të luftuar korrupsionin. Kështu mund të ecim para.

Artikulli paraprakBasha për BBC: Largimi nga Shqipëria pasojë e pakënaqësisë së thellë me politikat e qeverisë aktuale. Kanë frikë nga vota e diasporës, prandaj e kanë bërë të vështirë
Artikulli tjetërA humbëm apo fituam nga bashkimi?