Bajer Leverkusen u është kthyer përsëri fitoreve bindëse në Bundesligë, duke lënë pas krahëve humbjen që pësoi përballë Lajpcigut në ndeshjen para pauzës së kombëtareve. Skuadra e Çabi Alonsos triumfoi sot në transfertë përballë Hofenhajmit me shifrat 4-1.
Terrier dhe Boinface bënë që rezultati të shkonte në 2-0 pa kaluar 30 minuta e para. Në minutën e 37-të, shenjë në këtë ndeshje la edhe Mërgim Berisha, i cili kthyer pas dëmtimit të gjatë në fushat e lojës, ia doli më në fund të shënonte golin e tij të parë për këtë sezon me fanellën e Hofenhajm duke shkurtuar diferencën.
Megjithatë, Virc dhe përsëri Boniface shënuan përsëri në portën e Hofenhajm, duke siguruar një fitore të thellë 4-1 për kampionët në fuqi.
REZULTATET
Fraiburg-Bohum 2-1
Lajpcig-Union Berlin 0-0
Volfsburg-Eintraht Frankfurt 1-2
Hofenhajm-Bajer Leverkusen 1-4
GOLI I TERRIER (VIDEO)
GOLI I PARË I BONIFACE (VIDEO)
GOLI I BERISHËS (VIDEO)
GOLI I VIRC (VIDEO)
GOLI I DYTË I BONIFACE (VIDEO)