Revista prestigjioze DerSpiegel: Bashkëpunëtorët e ngushtë të Ramës janë të zemëruar, por kanë frikë!

Revista më e madhe në Europë, prestigjiozja gjermane ‘Spiegel’ publikoi në versionin e saj print dhe online, një nga shkrimet më të rënda për qeverisjen e Edi Ramës në vitet e fundit.

Shkrimi shënjestron pikërisht Perëndimin, që ka mbyllur sytë përpara narkoshtetit të Edi Ramës.

Por bie në sy edhe një detaj interesant.

Revista thekson se në rrethin e ngushtë të Edi Ramës, është rritur zemërimi ndaj tij, por ata kanë frikë të flasin sepse rrezikojnë shumë.

Madje një ish-ministër flet në kushte anonimati dhe thotë për ‘Spiegel’ se Rama e ka çuar të gjithë vendin në krim.

“Sa më popullor duket se bëhet Rama jashtë vendit, aq më shumë zemërimi rritet në rrethet e tij të afërta. Ata në rrethin e brendshëm, që dinë shumë dhe për këtë arsye do të rrezikonin shumë, flasin vetëm nën premtimin e anonimitetit. Të tjerët dalin në rrugë. Në korrik, demonstruesit e zemëruar hodhën kokteje molotov mbi godinën zyrtare të Ramës në Tiranë. Tashmë janë hequr shenjat e djegies.

Gjurmë të tjera, më të vjetra, kanë mbetur në qendër të Tiranës. Piramida, për shembull, një ndërtesë në të cilën dikur qëndronte statuja e mermertë e diktatorit Enver Hoxha, e krijuar nga babai i Edi Ramës.

Kristaq Rama ishte një artist i afërt me sistemin, i cili u dëshmua se kishte bashkë-nënshkruar një dënim me vdekje si anëtar i të ashtuquajturit Presidium Popullor në vitin 1988: kundër poetit opozitar Havzi Nela, i cili më pas u var.

“Shkrirja e interesave politike dhe mediatike me ato të kriminelëve dhe oligarkëve” – kështu funksionon sistemi Rama, thotë një ish-pjesëtar i qeverisë që këmbëngul të mbetet anonim: “Të gjitha këto po ndodhin me bekimin e BE-së dhe SHBA-së. Nuk ka asnjë tender publik që të mos përfundojë në rrethin e tij të zgjeruar. Në thelb, Rama e çoi të gjithë vendin në krim. Shqipëria është tani një rast studimor për korrupsionin, e megjithatë Rama i zgjuar arrin të gjejë njohje në Perëndim,” shkruan revista.

Artikulli paraprakBujar Vreto: Drejtësia do të triumfojë! Të forcojmë pozitat e PD Euroatlantike
Artikulli tjetërIN MEMORIAM/ Mitrush Kuteli, intelektuali që diktatura ia ‘shpërbleu’ me ndëshkime e burg përkushtimin për atdheun