Kanë harruar rregullat e Kodit Rrugor apo kuletën? 87% e drejtuesve nuk e rimarrin patentën, eksperti jep shpjegimin

Thuajse 90% e drejtuesve të mjeteve që ritestohen pasi humbasin pikët e patentës nuk e rimarrin provimin. Si shpjegohet? Kanë harruar edhe ato që kanë mësuar kur e morën herën e parë?!… apo kanë harruar të paguajnë teksa denoncimet janë të shumta se funksionon ryshfeti?

Sipas të dhënave më të fundit të DPSHTRR për periudhën Qershor 2022- Shtator 2024, nga 1443 të rigjestruar në autoshkollë për shkak të heqjes së pikëve të patentës, vetëm 185 persona e kanë rifituar lejen e drejtimit.

Kjo situatë që vazhdon të mbetet e njëjtë sipas ekspertit të aksidenteve rrugore Gëzim Hoxha teksa ai foli për TV Klan, reflekton mosnjohjen e Kodit Rrugor.

“Kjo do të thotë që nuk funksionon komisioni që i merr në provim ditën qe marrin lejen e drejtimit. Tani janë forcuar rregullat nuk e marrin dot më lejen sepse nuk e dinë kodin rrugor”.

Kjo situatë lë pasoja të drejtpërdrejta në rrugë, aty ku drejtuesit e mjeteve mbeten shkaktarët kryesore të aksidenteve.

“Këto përfshihen në aksidente. Bëjnë parakalime të gabuara, marrin kthesat me shumë shpejtësi…nuk njohin sinjalistikën rrugore”.

Ajo që sugjerohet është një kontroll më i detejuar ndaj persona që lëshojnë patentat për drejtuesit e rinj.

“Duhet bërë një analizë e thelluar sesa prej tyre kanë kaluar nga komisioneri”.

Vetëm në seancën e fundit të provimit, nga 24 të testuar, vetëm 3 prej tyre dolën fitues.

Artikulli paraprakPD më shumë po mendon t’i pëlqejë Berishës sesa publikut
Artikulli tjetërVaji i arrës së kokosit, ja disa mënyra si ta përdorni kundër ekzemës