Komunikimet në “Sky ECC”, Kushtetuesja do të vendosë nëse do përbëjnë prova ose jo

Gjykata Kushtetuese do të përcaktojë nëse komunikimet në platformën “Sky ECC” do të mund të shërbejnë si prova ose jo në hetimet e SPAK ndaj individëve apo grupeve kriminale që kanë përdorur këtë platformë komunikimi.

Deskriptimi i bisedave nga agjensitë ligjzbatuese ndërkombëtare dhe vënia në dispozicion të pjesës për Shqipërinë, ka ccuar në arrestimin e dhjetra personave, ndërsa SPAK ka ngritur akuza ndaj tyre. Përvecc kësaj, bisedat kanë hedhur dritë mbi implikime në ngjarje kriminale të personave të ndryshëm, por kanë zbardhur gjithashtu edhe lidhjet mes krimit, politikës dhe disa biznesmenëve.

Së fundmi, Pëllumb Gjoka, i shpallur investitor strategjik, i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese pas refuzimit të Gjykatës së Lartë për t’i rrëzuar si prova dhe hequr masën e sigurisë të vendosur nga GJKKO.

Gjoka kërkon nga Kushtetuesja pavlefshmërinë e komunikimeve “Sky ECC”.  Padia ka kaluar nga dhoma e këshillimit në seance publike.

Pritet që brenda pak ditësh Gjykata Kushtetuese të caktojë datën se kur do të mbahet seanca.

Artikulli paraprakEMRI/ Mori para nga Rrumi i Shijakut, dënohet me dy vite burg ish-avokati
Artikulli tjetër“SPAK, instrumenti për ta luftuar”, zyrtarja e DASH: Nëse Shqipëria mund korrupsionin, integrohet menjëherë në BE!