Zbulohen detaje të reja nga skandali i shitjes së diplomave nga Kolegji Universitar Wisdom, ku nga hetimet e autoriteteve italiane në dosjen hetimore përmendet si të hetuara emri i ish-ministres së Arsimit, Evis Kushi dhe zëvendëses së saj Albana Tole.
Gazetari Arsen Rusta raporton për MCN Live, se është arrestuar pronari Savino Cianci dhe administratori i Wisdom, Leonardo Catalano.
“Nga hetimi i Guardia Di Finanza, rezultojnë 8 mijë diploma të shitura në tregun italian, të cilat kanë zero vlerë se janë false.
Shtetasi Savino Cianci rezulton se për 1.4 milionë euro kishte blerë Kolegjin Wisdom për të bërë investim në botën akademike.
Dosja voluminoze ka 400 faqe dhe rezulton se Savino Cianci dhe stafi i tij të kalonte diplomat në zyrën e Ministrisë së Arsimit për vlerësim ku Shqiponja Telhaj, zyrtarja që koordinonte marrëdhëniet mes kolegjit Wisdom dhe ministrisë.
Shtetasja në fjalë ka përfituar 2 mijë euro dhe një çantë Luis Vuiton. Në dosje përmendet si e hetuar dhe emri i ish-ministres Evis Kushi dhe zv.ministres Albana Tole, të cilat kishin në varësi Shqiponja Telhaj.
Burime për MCN Live bëjnë me dije se SPAK ka dërguar kërkesë në prokurorinë italiane për të marrë dosjen.
Rezulton se Shqiponja Telhaj ishte studente në Londër dhe u rekrutua në ministrinë e Arsimit si drejtuesja e agjencisë së akreditimit të diplomave që dilnin jashtë vendit.
Është verifikuar kartoni i diplomave dhe për vetëm një muaj janë dorëzuar 800 diploma për tu ekuivalentuar në ministrinë e Arsimit.
Ka ndërhyrë ministria e Arsimit në Romë, për të verifikuar se çfarë janë kaq shumë studentë të diplomuar jashtë vendit kur nuk kanë shkelur asnjëherë në Shqipëri.
Nga skema rezultoi se diplomat shiteshin nga 500-2500 euro.”