Orjola Pampuri për ndarjen nga jeta të Gerti Bogdanit: E takova para dy ditësh dhe…

Deputetja Orjola Pampuri, në një intervistë për rubrikën Opinion në News 24 tha se është tronditur nga lajmi i ndarjes nga jeta të Gerti Bogdanit.

Ajo tha se Gerti ishte një djalë i shkëlqyer, që dha shumë kontribut jo vetëm për PD-në, por edhe për Shqipërinë.

“Ky është një lajm tronditës. Me Gertin kemi dy ditë që jemi takuar, jetojmë në një lagje. Jemi të dy nga Tirana, kur kam qenë kandidate për herë të parë më 2017, kam qenë në garë në zonën ku jetojnë prindërit e Gerti Bogdanit.

Gerti është ndër ata çuna, që dy fjalë janë pak për ta përshkruar. Kjo ishte ikje e padrejtë dhe jam e shokuar nga lajmi i trishtë që kam dëgjuar. Gerti dhe familja e tij ishin njerëz të mrekullueshëm”, tha Pampuri.

Artikulli paraprakEksportet nuk ngrenë “kokë”, bien 15%! Faktorët që çuan në tkurrjen e fortë
Artikulli tjetërPërpëlitja e kot e Berishës me kërcënime ndaj medieve dhe gazetarëve, që publikuan Akuzën e SPAK ndaj tij