Nis gjyqi për puçistët

Njëzetenëntë policë kanë dalë në gjyq në Stamboll, nën akuzat se kanë bërë përpjekje të rrëzojnë qeverinë e Turqisë me grushtshtet. Është ky gjyqi i parë i komplotistëve të dyshuar, prejse ka ndodhur përpjekja për puç në muajin korrik.
Turqia ka arrestuar rreth 40,000 njerëz, ndërsa ka pushuar nga puna dhjetëra mijëra të tjerë, nën dyshimet se kanë lidhje me puçin. Autoritetet turke fajësojnë klerikun fetar, Fethullah Gülen, për organizimin e grushtshtetit, por ai e mohon përfshirjen.
Gjyqi që ka nisur dje, do të zgjasë katër ditë dhe zhvillohet nën masa të rrepta të sigurisë në kompleksin e burgut Silivri, në periferi të Stambollit.

Artikulli paraprakNetanjahu kritikon Obamën
Artikulli tjetërPresidenti rumun refuzon gruan myslimane