Nga Azgan Haklaj
Pa dashur t’i qasem semantikës gjuhësore të fjalës “oligark” po e përdor në kuptimin e gjerë që ka marrë qytetari sot kjo fjalë qoftë dhe në kuptimin pezhorativ.
Oligarku përfaqëson të korruptuarin, përfituesin e pamerituar, njeriun që përdor dhe përdoret nga pushteti, genjeshtarin dhe manipuluesin, të pashpirtin dhe shpifësin.
Oligarku në vendin tim njësoj si Sali Berisha që familjarisht me paratë që ka vjedhur bën si filantrop, është “besimtari” që i çon femijët në xhami dhe flasin pa mbarim për Zekatin e në fakt në vend që të pastrojnë shpirtin pastrojnë paratë e vjedhura dhe Zekatin e falin brenda families së tyre mafioze!
Sali Berisha është ateisto-enveristi që nuk beson në Zot!
Njëmijë sinonime, të gjitha jo vetëm të vërteta por edhe të argumentuara dhe të përjetuara i kam për këtë fjalë dhe njeriun-maskë të veshur me të me emrin Sali Berisha.
Ftoj cilindo që ka një kundër argument të përballemi, por nuk besoj se ka ngelur asnjë parzmore për të mbrojtur atë qe i besuam dhe na tradhetoi, atë që e personifikuam me ndershmerinë dhe vodhi, atë që e identifikuam me nacionalizmin dhe UÇK-në e quajti organizatë terroriste dhe Milosheviçin e furnizoi me karburant, atë që përfundoj avokat i Belerit dhe zëdhënës i belerizimit të Himarës, atë që ditën bën demostratë kundër Erion Veliajt dhe natën çon djalin të takohet garazhdeve të Tiranës për të marrë leje për kulla, atë që sulmon sporadikisht Ballukun e në katakombe përdor motrën e saj Pamelën me kunatën ti vjedhë PD-së siglat dhe vulën, atë që bëri ujdinë me Edi Ramën ku përfundoi si sherbëtori me i vyer sulltanit!
Shumë miq më shkruajnë pse po e sulmon doktorrin e pse nuk sulmon Edi Ramën?
Ata përveçse të indoktrinuar janë të verbuar dhe nuk me kanë lexuar.
Erdhi koha t’ju përgjigjem të gjithëve bashkë!
Miq:
Tradhëti e pabesi nuk të bën kundërshtari por ai qe i beson, biles ai të cilin e ke shndërruar në prijës dhe idhull.
Unë kurrë nuk kam besuar dhe as nuk besoj te sekti i diktatorit dhe pasardhësve të
tyre biologjikë si Edi Rama.
Por si unë dhe mijëra demokratë i besuam dr.”Ballkonit”.
I besuan studentët dhe i tradhëtoi!
Ata bënë revolucionin e ai me ish komunistët e gezoi profitin e tij.
Me thoni ku janë vallë dhjetoristët sot?
I besun të burgosurit e të përndjekurit politikë dhe pa mbushur dy vjet në pushtet në vutin 1994 ai i rrethoi në selinë e tyre dhe rrahu Kurt Kolën e ikonat e rezistencës anti komuniste anembanë vendit deri sa i detyroi të lyheshin me benzinë për të shkuar deri në vetflijim si Lirak Beko dhe Gjergj Ndreca.
Ai i genjeu ish pronarët dhe me ligjin 7501 ua mori pronat dhe shpresën.
Më thoni ç’farë ka ngelur të presim nga ballkoni i mallkimit?
Apo të presim ujdinë e fundit në vitin 2025 që pas 35 vitesh të dorëhiqemi të mundur nga tradhëtia e Hamzait të kauzave tona me emrin Sali Berisha?
Shqip dhe shkurt:
Sot atdheu ynë përballet me dy tumore malinjë:
Edi Rama me narko shtetin kripto -oligarkik dhe Sali Berishën.
Duket e pamundur përballja dhe këtë po përpiqen së bashku të na servirin dyshja e mallkuar Rama -Berisha.
Por besoni se janë më të pafuqishëm se kurrë.…!
Do përsëritet historia.
Edhe me 8 dhjetor thoshin..kot e keni me diktaturën por u shemb në pak ditë.
E shembëm por u tradhëtuam.
E ndaj ata mbijetuan, vegjetuan, u forcuan dhe e gjitha falë mallikimit e tradhëtisë me emrin Sali Berisha.